Categories
Lajme

Gjysma e palestinezëve janë refugjatë

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave njoftoi se gjysma e popullit palestinez janë refugjatë.
Byroja Qendrore e Statistikave ka lëshuar një raport të bazuar në statistikat e Punëve të Kombeve të Bashkuara dhe Agjencisë së Ndihmës për Refugjatë (UNRËA). Këto të dhëna vijnë në përvjetorin e 65-të të pushtimit të tokave palestineze nga Izraeli, ngjarje e njohur gjithashtu si “Nabka” (fatkeqësi).
Përafërsisht 5.3 milionë palestinezë, që përbëjnë 44,2 për qind të popullsisë së Palestinës janë refugjatë, njofton raporti. 59 për qind e refugjatëve jetojnë në Jordani, Liban dhe Siri, 24 për qind në Rripin e Gazës dhe 17 për qind në Bregun Perendimor.
Shumica e palestinezëve u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë pushtimit të Izraelit në vitin 1948.
/mesazhi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version