Categories
Lajme

Gruaja amerikane tregon arsyet pse e ka vënë shaminë muslimane

         Amineh Hernandez
Kur u bëra myslimane kam jetuar në një qytet që ishte përplot  myslimanë, shumica e të cilëve ishin të veshur në mënyrë tradicionale.
Unë kurrë nuk kam shkruar asgjë personale rreth shamisë, sepse ajo më dduket si një çështje zmadhuar. Ndonjëherë mendoj se aq shumë është në fokus kjo çështje, edhepse kjo është një aspekt i vogël për një grua muslimane, në dëm të njohurive më të rëndësishme Islame dhe të praktikës Islame.
Për shkak se shamia e kokës është një simbol i tillë vizual i gruas muslimane, shumë jomuslimanë janë ata që e bëjnë këtë një çështje të madhe, për shkak të keq informimit.
Kohët e fundit më kanë bërë shumë pyetje, madje edhe gratë  muslimane që nuk mbulohen me shami. Pra, në vijim është përgjigja ime për pyetjet e shumta që më kanë ardhur deri më tani.
Qëllimi im është vetëm për të dhënë mendimin tim dhe përvojën. Nuk i gjykojë ato gra që luftojnë për shaminë apo për të sugjeruar se vetëm një formë e mbulimit është e pranueshme. Unë vetëm mund t’ju them atë që unë mendoj dhe atë që ndjejë në lidhje me shaminë.
Pyetja më e zakonshme që më kanë pyetur në shtatë vitet e fundit, që nga dita kur unë u bëra myslimane, është “Pse e veshni këtë gjë?”
“Kjo gjë” është një shami. Kam veshur shumë stile të ndryshme të shamive. Tani për tani stili im më i preferuar është që shamia të jetë e lirë dhe e rehatshme. Shumë emigrantë të cilët kanë marrë kodin e veshjes amerikane më shikojnë  dhe befasohen sepse unë veshem në stilin tradicional. Shkurt, shamitë e mia pasqyrojnë stilin tim të përgjithshëm.
Arsyeja që unë fillova të mbulohem me shami është e thjesht sepse  kam besuar (dhe ende besoj) se është një obligim në Islam. Duke vënë një shami nuk është një vështirësi. Kjo është normë, obligim dhe e kam kuptuar që ajo është e nevojshme.
Ekzistojnë ajete në Kur’an dhe hadithe të Muhammedit (paqja qoftë mbi të), që urdhërojnë mbulesën.
Përveç përgjigjes së thjeshtë se unë jam muslimane dhe besoj se shamia e kokës dhe mbulimi i trupit janë të nevojshme në Islam, shumë njerëz duan të dinë më shumë detaje në lidhje me këtë dhe pse disa femra myslimane nuk mbulohen.
Unë nuk mund të flas se pse kaq shumë gra muslimane nuk mbulohen me shami dhe se çfarë mendojnë ato për këtë çështje. Unë refuzoj për t’i gjykuar ato, nuk e di se çfarë mund të jenë rrethanat e tyre personale. Unë mund të përgjigjem vetëm për atë që unë besoj se çfarë është  qëllimi dhe cili është përfitimi i shamisë sime që unë kam arritur.
Mbulimi i kokës me shami më përkujton detyrat e mia. Shamia është një përkujtuese e e fuqishme për mua se çfarë lloji i sjelljes dhe i qëndrimit pritet prej meje. Unë kam më pak gjasa për të humbur durimin tim, kurse kam më shumë të ngjarë të jemë e butë dhe mëshirëshme, falëse, në situata të vështira.
Në përvojën time, shamia është treguar e dobishme për mua. Jo vetëm që jam e sigurtë që unë  po e zbatoi një obligim të përcaktuar nga Zoti, në këtë mënyrë unë e ndjejë kënaqësinë e pranisë së Zotit.
Unë jam një grua e pavarur amerikane me një shkallë të lartë të lirisë personale dhe të përmbushjes. Shamia kurrë nuk më ka penguar  në rrugën time, por më ka bërë të ndihem  shumë e rehatshme që të  bashkëveprojë në shoqërinë dhe komunitetin tim.
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Exit mobile version