Categories
Lajme FRI

Gruaja nga Emiratet 'freskon' Power Point-in

Fatima Al Zaabi ka pranuar ftesë nga Shtëpia e Bardhë, përderisa për ta blerë produktin e saj interesim kanë shfaqur Google dhe Microsoft.
Novatorja nga Emiratet Fatima Jasem Al Zaabi 31 vjeçare, ka pranuar ftesë për darkë në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Barack Obama, në njohje të inovacionit të shpikur nga vetë ajo “Krijimi i Dizajneve Arkitekturore për Shtëpi’’ me anë të programit Microsoft Power Point.
Fatima e cila aktualisht jeton në Abu Dhabi së bashku me familjen e saj, gjithmonë ishte e fiksuar pas teknologjisë, ndonëse  kualifikimi i saj i fundit ishte diploma e shkollës së mesme. Ndërsa gjithçka çfarë i nevojitej për të ditur rreth programeve kompjuterike dhe teknologjisë, ajo e mësonte me vet interesim dhe kishte ndjekur një kurs për një periudhë një vjeçare, ndërsa më pas ka vazhduar punën vet.
“Ishte sfidë, sepse nuk isha e sigurt saktësisht se cilat vegla duheshin bashkuar, dhe duhej gjetur rrugë që të rinjët dhe fëmijet të cilët nuk janë të specializuar në programe kompjuterike mund t’i përdorin”  ka thënë Fatima, duke treguar për vështirësitë që ka hasur gjatë ridizajnimit të Power Point.
“Ishte provë, lajthitje por e mira ishte sepse vit pas viti secili version ishte më i mirë se i fundit. Ndërkohë, njëra nga motrat e mia, dëshironte të dizajnonte shtëpine e saj të re, une kisha rastin që për herë të parë të testoja programin, derisa shikoja gjërat e nevojshme që duheshin për të dizajnuar shtëpi.”
Ndërsa, në lidhje me ftesën që i është bërë nga presidenti amerikan, ajo ka thënë:  “Kur të shkoj në Shtetet e Bashkuara dëshiroj të shfaq imazhin e gruas në Botën Arabe. Atje egziston përceptim i gabuar se çfarë gratë e mbuluara mund të bëjnë në Lindjen e  Mesme. Ata mendojnë se mundësitë tona janë të kufizuara. Unë sport të preferuar kam basketbollin, më pëlqen të luaj, njëherit jam edhe trajnere e ekipit’’Soupreme Council’’ ku ushtroj me nënat dhe fëmijet e moshës së re.”
“Dëshiroj të shfaq para gjithë botës se sa te arritura janë gratë në Emiratet e Bashkuara Arabe, sepse qysh nga themelimi i shtetit nga i ndjeri Shaikh Zayed Bin Sultan Al Nahjan, qellimi i  tij kryesor ishte që të çrrënjos analfabetizmin dhe ta fuqizoj rolin e gruas.” /mesazhi/

Exit mobile version