Categories
Opinione

Grushti i përgjakshëm ushtarak në Egjipt

Në shkrimin tim të fundit i shtjellova ngjarjet politike që ndodhën në Turqi. Kësaj radhe shkruaj për ngjarjet politike në Egjipt. Shumëkush mund të parashtroj pyetjen se çka na intereson neve shqiptarëve për ngjarjet në ato shtete? Përgjigja është se neve shqiptarëve, përveç civilizimit të përbashkët me Egjiptin dhe Turqinë, na ndanë edhe historia e përbashkët me ato shtete. Ishin shqiptarët që e themeluan Egjiptin “modern” si dhe ishte elita ushtarake osmane-shqiptare që e themeloi Republikën e Turqisë.
Veç kësaj, kur në vitin 1939 Shqipëria u zhduk përfundimisht nga harta politike e Evropës, ishin vetëm dy shtete që e kundërshtuan këtë fakt. Ato shtete ishin pikërisht Egjipti dhe Turqia. Qeveria e Turqisë dhe e Egjiptit i mundësoi oborrit mbretëror të Shqipërisë që të strehohej në territoret e tyre, si dhe iu mundësuan të gjithë privilegjet si qeveri shqiptare në egzil. Oborri mbretëror i Shqipërisë në Egjipt, si qeveri në egzil, i gëzoj ato privilegje deri në vitin 1952 .
Në vitin 1952 në Egjipt, nga një grusht ushtarak, u rrëzua mbretëria e Egjiptit (dinasti shqiptare) dhe u zëvendësua me një regjim ushtarak. Juntën ushtarake që e ndërmori grushtin ushtarak e karakterizonte ideologjia e saj nacionaliste (arabe) dhe sekulare. Formimi intelektual i tyre nuk dallonte nga junta ushtarake që qeveriste Republikën e Turqisë. Kjo për arsyen se edhe junta ushtarake e Egjiptit vinte nga një shkollë e përbashkët  me atë të juntës së Turqisë. Gjegjësisht ata ishin të frymëzuar nga ushtarakët xhonturq që lindën gjatë Perandorisë Osmane. Në Perandorin Osmane studentët në shkollat ushtarake ishin shqiptarë, turq, arabë etj. Të ndikuar nga lëvizjet e nacionalizmit në Evropë edhe ata u indoktrinuan me ideologjinë nacionaliste. Si rezultat i kësaj, gjatë Luftës së Parë Botërore, me dinakërinë e disa shteteve evropiane, erdhi në përleshje në mes ushtarakëve dhe politikanëve turq kundrejt atyre arabë, e që ishte një nga shkaqet e shuarjes së Perandorisë Osmane dhe të Kalifatit Islam.
Gjatë këtyre ditëve jemi dëshmitar të grushtit të përgjakur ushtarak që po ndodh në Egjipt, e që deri më sot janë vrarë mbi 100 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur. Me përjashtim të Turqisë, Iranit dhe Tunizit ky uzurpim i dhunshëm i pushtetit nga një juntë ushtarake si duket nuk e shqetësoj shumicën dërmuese të qeverive të shteteve. Me këtë shkrim do të përpiqem që t’i jap arsyet për këtë situatë të krijuar.
Përveç shumicës së qeverive të shteteve, jemi dëshmitar se edhe mediumet më të rëndësishme ndërkombëtare e mohojnë se në Egjipt ndodhi grusht shteti. Ato mediume për ngjarjet në Egjipt  shpikin nocione qesharake sikur: “puç i mirë” “puç i butë” “gjysëmpuç” etj. Jo vetëm kaq, por ata e përdorën gjithë përvojën e tyre profesionale për t’i fabrikuar lajmet politike që vinin nga Egjipt me qëllim që tu prezantonin shikuesve se në Egjipt ndodhte një ndërrim i pushtetit me vullnetin e shumicës së egjiptianëve. Deri tani ata e kryejnë punën me sukses. Disa prej korrespondentëve të tyre zgërdhiheshin atë natë kur junta ushtarake e morri pushtetin në Egjipt. Ata zgërdhihen ende pasi që e arritën qëllimin e tyre; pra i futën xixat për shpërthimin e trazirave në Egjipt dhe shkatërrimin e një shteti me popullsi shumicë myslimane. Shumë mediume me ndikim ndërkombëtar, në ditën kur ushtria e përkrahur nga opozita egjiptiane organizoj protestën në Egjipt, raportonin se në të gjithë Egjiptin protestonin 33 milion njerëz. Parashtrohet pyetja se pse ata e plasonin pikërisht këtë gënjeshtër? Përgjigja është se Egjipti zyrtarisht ka 83 milion banor e nga këta banor të paktën 20 milion janë nën moshën 18 vjeçare. Pra mbeten 63 milion votues të mundshëm në Egjipt. Propaganda e medieve të huaj e plasojnë këtë gënjeshtër me qëllim që të arsyetojnë “deligjitimin” e presidentit të Egjiptit. Ata me këtë rast duan të thonë se: nuk ka nevojë për votime në Egjipt pasi që populli e deligjitimoj presidentin e tyre me shumicë absolute në rrugë. Opozita me përkrahjen e medieve po ashtu plasuan në opinion gënjeshtrën se në një peticion, e ku kërkohej dorëheqja e Mursit, janë mbledhur 22 milion nënshkrime. Ata e përzgjodhën këtë shifër për shkak se në zgjedhjet presidenciale në Egjipt kishin votuar 22 milion egjiptian, e prej të cilëve 13 milion kishin votuar në favor të fitimtarit. Opozita me ndihmën e medieve në mënyrë naive por megjithatë efikase propagandonin se presidenti është deligjitimuar nëpërmjet peticionit.
Çdo qeveri ka ngritjet dhe zbritjet e përkrahjes nga populli gjatë qeverisjes. Qeveria e Egjiptit ishte duke kaluar në një fazë të vështirë për shkak të mungesës së gazit, benzinës, rrymës, rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, inflacionit etj. Mungesa e sigurisë dhe si pasoj zvogëlimi i vizitës së turistëve në Egjipt e thelloj krizën ekonomike në Egjipt. Nuk ka asnjë dyshim që e gjithë kjo ishte e koordinuar nga vetë ushtria, burokracia dhe policia me qëllim të thellimit të krizës ekonomike. Ushtria e Egjiptit nuk është një ushtri siç e kuptojmë ne rolin e ushtrisë në një shtet me sistem demokratik. Ushtria e Egjiptit si pasoj e regjimit të tyre 60 vjeçar është shndërruar shtet brenda shtetit. Ajo kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë së Egjiptit pasi që përfshihet në të gjithë sektorët ekonomik të shtetit. Andaj ajo është shkaktare e drejtpërdrejt për krizën ekonomike në Egjipt. Junta ushtarake e armatës egjiptiane vendosi të rimarr pushtetin pasi që u sigurua që përpjekjet e tyre një vjeçare për të sabotuar qeverisjen legjitime të Egjiptit filluan të japin rezultate pozitive për planin e tyre.  Me këtë rast junta ushtarake e Egjiptit e shfrytëzoj rastin e pakënaqësisë së një pjese të popullit dhe duke shfrytëzuar përvojën e tyre për manipulimin e masës dhe mbajtjen e pushtetit me dhunë, u përpoqën ta marrin pushtetin me ndihmën e armëve, medieve (vendase dhe ndërkombëtare), burokracisë, gjyqësorit dhe mbështetjes ndërkombëtare (ShBA dhe Arabi Saudite). Kur Gjenerallejtanti para kamerave shpalli lajmin e rrëzimit të qeverisë së Egjiptit dhe deklaroj se e shpall kushtetutën të pavlefshme, e deligjitimon Kryetarin e Shtetit, emëron Kryetarin e ri të Shtetit dhe do t’i censuroj mediumet, nuk u habitëm kur pamë se pranë tij qëndronin kukla e perëndimit El Baradei dhe popi i koptëve. Për ne ishte interesante të shikohej se pranë juntës ushtarake, në shenjë përkrahjeje, qëndronte sheiku i Al Hazarit dhe një përfaqësues i partisë selefiste të Egjiptit. Pas një hulumtimi të shkurtër për Sheikh Ahmed dal-Tayeb, që përfaqëson El-Hazarin, kuptova që ai kishte qenë anëtar i partisë së Hosni Mubarakut dhe se në atë pozicion ishte emëruar po nga ai. Prandaj dhe qëndrimi i sheikut në përkrahje të puçistëve nuk duhet aspak të na befasoj. Përderisa përfaqësuesi i partisë selefiste ishte aty përkrah juntës ushtarake me urdhër të financierëve të tyre, gjegjësisht Arabisë Saudite. Ky fakt u kuptua disa orë më vonë pasi që Arabia Saudite e përkrahu grushtin ushtarak në Egjipt. Mirëpo edhe selefitë e Egjiptit, para grushtit ushtarak, ishin të ndarë në disa parti, prandaj dhe përfaqësuesi i asaj partie në krah të juntës ushtarake nuk përfaqëson shumicën e selefive të Egjiptit. Të brengosur që me veprimet e tyre rrezikojnë të humbin mbështetjen e mëtutjeshëm të anëtarëve të partisë së tyre ata tani hoqën dorë nga pjesëmarrja në qeverinë puçiste.
Natën kur ushtria morri pushtetin nuk caktoi asnjë kohë të afërsishme se kur do të mbaheshin zgjedhjet. Ata nuk obligohen që të lëshojnë pushtetin pas një kohe të caktuar. Kjo nënkupton se përveç grushtit ushtarak, egjiptianët përballohen me de facto hyrje në një diktaturë ushtarake. Junta ushtarake menjëherë filloi arrestimin e krerëve të partisë më të madhe të Egjiptit. Ky veprim nënkupton shtypjen e opozitës së mundshme që të mund të qëndrojnë në pushtet. Ata po ashtu i shtypën mediumet që nuk i përkrahin. Si do të ketë në të ardhmen zgjedhje të lira në Egjipt pa mediume të lira?! Si do të ketë gazetar të pavarur përderisa gazetarët që kundërshtuan grushtin ushtarak u arrestuan në vendet e tyre të punës?!
Një ditë pas grushtit ushtarak bursa e Kajros në vend që të regjistronte humbje masive, ajo përkundrazi regjistroj rritje rekorde prej 7%. Ky fakt ishte një nga çmendurit e fundit të mbështetësve politik të sipërmarrësve perëndimor (ShBA&BE), pasi që në borsën e Kajros investitorët kryesor me kapital të huaj janë pikërisht nga Perëndimi.
Ambasadori i Egjiptit në ShBA e menjëherë e përkrahu grushtin ushtarak. Kjo është një dëshmi që diplomatët egjiptian ende janë në duar të regjimit të vjetër. Pas dorëheqjes së detyrueshme të Hosni Mubarakut, këshilli ushtarak i Egjiptit qeverisi për 17 muaj. Ata u përkujdesën që burokratët e regjimit 30 vjeçar të Hosni Mubarakut, përfshi këtu edhe diplomatët, të vazhdonin detyrat dhe privilegjet e pushtetit.
Pas grushtit të shteti në Egjipt u suspendua kushtetuta, senati, qeveria, përderisa presidenti u mor peng. Shteti de fakto pushoj së ekzistuari. Dekretin e parë që e dha “presidenti” i ri ishte suspendimi i organit të vetëm të mbetur legjitim, gjegjësisht suspendimi i senatit. Ky organ u suspendua nga i njëjti njeri që parë disa muajve në funksionin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese së bashku me kolegët e tij e suspenduan parlamentin (dhomën e përfaqësuesve). Me marrjen e detyrës së Kryetarit të Shtetit ky person de facto e suspendoj edhe kushtetutën. Nëse do të ekzistonte një çmim në librin e rekordeve të Ginisit për shkelës të vullnetit të popullit, nuk ka dyshim se personi në fjalë do ta merrte vendin e parë, pasi që ai me vendim individual ka ç’fuqizuar vullnetin e dhjetëra milion njerëzve. Ai suspendoi senatin, dhomën e përfaqësuesve, kushtetutën si dhe ia uzurpoi vendin presidentit legjitim. Edhe në raste të tilla tragjike siç përjeton Egjipti, ka momente humori që do të mbahen mend. Ky moment ishte kur “kryetar i ri i shtetit” (ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese), gjatë betimit për detyrën e re, tha se betohet që do ta mbroj kushtetutën.
Një javë pas rimarrjes së pushtetit nga junta ushtarake, shumë probleme sikur që ishte mungesë e gazit, benzinës, rrymës dhe sigurisë (patrullimet policore) u tejkaluan. Kjo është një dëshmi më shumë se kemi të bëjmë me një komplot për rrëzimin e qeverisë legjitime të Egjiptit. Kreditimi i Egjiptit nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe EBA me 12 miliard dollar një javë pas grushtit ushtarak e dëshmon përkrahjen e disa qendrave të jashtme për puçistët dhe përpjekjen e tyre për suksesin e komplotit. Sot, në qeverinë e puçistëve, ministri i brendshëm dhe ai i mbrojtjes janë të njëjtët të cilët ishin në detyrë para rrëzimit të Mursit nga pushteti. Konfirmimi i tyre në pozicionet e njëjta dëshmon që Mursi nuk i kishte në kontroll as policin e as ushtrinë. Prandaj nuk mund të thuhet që ai ishte në të vërtet në pushtet. Ai ishte figurë i mbajtur peng nga garnitura e vjetër qeverisëse e Egjiptit edhe pse “ushtronte” detyrën e presidentit. Kuptohet që ai ishte i vetëdijshëm për këtë. Mirëpo aq ishte forca e tij. Pushtetin nuk ta japin vetëm votat në një shtet si Egjipti. Për ta marrë pushtetin nga një elitë që qeverisë atë shtet me dekada nevojitet sakrifikim i madh. Prandaj dhe Mursi kishte qenë i detyruar që t’i emëroj ministrat në fjalë dhe disa të tjerë për t’i balancuar kundërshtimet me përfaqësuesit e ushtrisë egjiptiane, të cilët ia dorëzuan “pushtetin” pas zgjedhjeve. Ai shpresonte në marrjen e pushtetit gradualisht apo thënë ndryshe nëpërmjet evolucionit e jo revolucionit.
Pas grushtit ushtarak, u prononcua në një medium të huaj edhe njëri nga arkitektët kryesor të puçit, gjegjësisht El Baradei. Në mes tjerave ai tha që për këtë vit Egjiptit urgjentisht i nevojiten 38 miliard dollar borxh. Kjo do të thotë se ato para do t’i harxhojnë për disa muaj dhe pastaj do të kërkojnë të tjera. Ai në anglisht tha: My frends we need the cash (na duhen para miqtë e mijë). Po cilët i ka “frends”(miq) El Baradei? Ai frends i ka bankierët çifut të veshur me pushtet politik në ShBA. Ata të njëjtit të cilët ia ndërprenë kreditë Egjiptit në FMN (4.8 miliard dollar që i kërkoi) dhe Bankën Botërore pasi që pushteti i Egjiptit udhëhiqej nga një qeveri legjitime. Mund të paramendojmë se me çfarë “transparence” do t’i harxhojnë puçistët këta dhjetëra miliard dollar që do t’i marrin borxh. Keqpërdorimin e atyre parave do t’i paguaj përsëri populli fukara i Egjiptit me interes të lartë.
Perëndimi nëpërmjet medieve të tyre me ndikim arrin që të krijojnë lider opozitar fiktiv në shumë shtete ku kanë interesa. P.sh. gjatë një periudhe, për lider të opozitës ruse, shumë mediume proklamonin shahistin Kasparov edhe pse dihej që opozitë reale në Rusi ishte dhe është Partia Komuniste. Figura të tilla fiktive i shërbejnë perëndimit në raste të destabilizimit të ndonjë shteti. Në ato raste perëndimi tenton që t’i fus në pushtetin e atyre shteteve njerëzit të cilët i kanë sponsorizuar. Këtë e potencoi pasi që edhe El Baradai është një figurë e tillë. Ai është aq i dobët në përkrahje politike në Egjipt sa që nuk u kandidua edhe për zgjedhjet e Kryetarit të Shtetit. Megjithatë nga mediumet perëndimorë (çifute) ai vazhdonte të thirrej se është lider opozitar. Partia e tij nuk fitoj asgjë edhe në zgjedhjet parlamentare. El Baradei ka mbështetje nga disa të krishterë të Egjiptit (për shkak se i përfaqëson interesat e perëndimorëve) si dhe nga disa të rinj që e kanë të shpërlarë trurin nga propaganda perëndimore se ai përfaqëson demokracinë liberale. Për ta ngritur vlerën e personalitetit të tij, perëndimi është duke investuar një kohë të gjatë për te. Kjo për arsye se El Baradei ishte në krye të Agjensionit Ndërkombëtar për Energji Bërthamore. El Baradei e kryente këtë detyrë në një moment kyç për interesat e amerikanëve. Atyre iu duhej pikërisht një njeri i dëgjueshëm si ky për të sulmuar Irakun në vitin 2003, me pretekstin se Iraku prodhonte bombë atomike. Inspektorët e El Baradeit, edhe pse me vite të tëra ishin të lirë që të bëjnë inspektime në Irak dhe nuk kishin asnjë dëshmi se Iraku përpiqet të prodhonte bombë atomike, ata dhe ai në asnjë moment nuk thanë se në Irak nuk ndërmerret një veprim i tillë. El Baradei u përpoq që ta thoshte këtë kur ShBA-ja më e kishte dhënë ultimatumin për sulmin e Irakut. Për shërbimin që u bëri amerikanëve ai u shpërblye edhe me çmimin e Nobelit për paqe. Sado që ironike tingëllon dhënia e këtij çmimi El Baradeit, perëndimorët investojnë në figura të tilla që mendojnë se do tu vyejnë interesave të tyre në të ardhmen. Prandaj dhe El Baradei e ndërpreu karrierën diplomatike kur Hosni Mubarakut i afrohej mbarimi i mandatit dhe kur dihej që Mubaraku për shkak të moshës së shtyrë do të tërhiqej nga kandidimi i sërishëm. El Baradei dhe investitorët e tij me nuhatje të prehtë, e goditën kohën kur ai duhej të kthehej në Egjipt dhe e shpallën ate lider opozitar. Me fillimin e trazirave në Egjipt, gjatë kohës së Mubarakut, mediumet perëndimore pa ndërprerë përmendnin emrin e tij si kryetar shteti i ardhshëm i Egjiptit. Mirëpo plani “A” i tyre dështoi pasi që opozita reale e Egjiptit, sikur që e dëshmuan edhe zgjedhjet, ishte Vëllazëria Muslimane. Plani “B” i perëndimit me El Baradein është në proces të realizimit.
Qeveria legjitime e Egjiptit, gjatë qeverisjes së saj, arriti që të siguroj ndihmë financiare në vlerë prej 9 miliard dollarëve në formë të kredive me interes të ulët vetëm nga Katari dhe Turqia. Të gjithë të tjerët refuzuan të ndihmonin Egjiptin. Mirëpo Katari edhe pse e ndihmoj qeverisjen e Mursit me rreth 7 miliard dollar dhe ishte Katari që nëpërmjet mediumit të tij Al Jazeera (me ndikim të madh në botën arabe) kontribuoi në rrëzimin e ish presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak, kësaj radhe e ndërroi qëndrimin e tij. Ndërrimi i befasishëm i qëndrimit të Katarit është enigmë për momentin. Mirëpo mund të supozohet që tre janë arsyet kryesore për këtë. E para ka të bëjë për shkak të ndërrimit të pushtetit në Katar para një muaji (edhe pse brenda të njëjtës dinasti); e dyta ka të bëjë me dështimet e Katarit pas involvimit në Siri; e treta dhe kryesorja është qëndrimi i ShBA-ve dhe Arabisë Saudite në përkrahjen e puçistëve, qëndrimi i të cilëve nuk mund të kundërshtohet nga një shtet si Katari. Katari si duket kësaj radhe i mbeti besnike maksimës “shtriji këmbët sa e ke jorganin”.
Pas grushtit ushtarak menjëherë u proklamua edhe Obama. Ai presidentin e marrë peng nga junta ushtarake e Egjiptit e quajti ish kryetari Mursi. Me këtë veprim qeveria e ShBA-se e delegjitimoi kryetarin e ligjshëm të Egjiptit dhe e legalizoj kryetarin e ri të emëruar nga junta ushtarake. Qëndrimi i administratës amerikane edhe me këtë rast nuk është aspak befasues pasi që ajo, sidomos në dekadën e fundit, ka dëshmuar se me çfarë nënçmimi i trajton shtetet me popullsi shumicë myslimane në Lindjen e Mesme. Mirëpo çka ndodhi me OKB-në? Sekretari Gjeneral i OKB-së e dëshmoi edhe njëherë se është marionetë i amerikanëve dhe nuk kërkoi sanksionimin e puçistëve në Egjipt. Kësaj radhe, Afrika e Bashkuar u bë shembull se si duhet reaguar me shtetet qeveritë legjitime të të cilëve rrëzohen nga grushtet ushtarake. Me këtë rast, organizata në fjalë e suspendoi anëtarësimin e Egjiptit nga Afrika e Bashkuar. Afrika, gradualisht shndërrohet shembull demokracie edhe për Bashkimin Evropian, pasi që kjo e fundit i habiti shumë vetë me qëndrimin për Egjiptin. Pra, çka thotë Evropa për këtë grusht ushtarak? Ata thonë se janë të shqetësuar nga situata në Egjipt. Por për çka janë ata në të vërtet të shqetësuar? Ata shqetësohen nëse plani i përbashkët i tyre për rrëzimin e qeverisë legjitime të Egjiptit dështon; nëse plani i tyre për destabilizimin e Egjiptit dështon; nëse bankierët e tyre nuk arrin që t’ia pinë gjakun egjiptianëve me përfitimet nga interesi i kredive që do të ia huazojnë Egjiptit për të mbijetuar; nëse egjiptianët me ato para të huazuara nuk blejnë produktet e evropianëve; nëse evropianët nuk i përfitojnë tenderët për investimet infrastrukturore në Egjipt; nëse ushtria egjiptiane nuk do të blejë armatim të prodhuar në Evropë etj. Qeveritë e shteteve evropiane me veprimet e tyre dëshmuan se ende e dëshirojnë një Egjipt si koloni e dikurshme e Britanisë apo si një Egjipt qeveria e së cilës ishte qeveri marionete e SHBA-ve. Pushtetarët evropian në asnjë mënyrë nuk do të donin të shohin një Egjipt që lulëzon ekonomikisht nën rregullat e zgjedhjeve të lira, e aq  më pak nëse këtë sukses e udhëheq Vëllazëria Myslimane. Prandaj dhe në debatet në mes politikanëve dhe gazetarëve në Evropë dëgjohet shpesh të thuhet se rasti i Egjiptit dëshmoi se islami politik dështoi. Kjo është një propagande e ulët që e bëjnë evropianët pasi që partitë në fjalë nuk janë parti islame por ata janë parti mbështetësit e te cilëve janë fetar. Programet politike të partive në fjalë janë te ngjashme me gjithë programet e partive tjera. Kjo edhe për shkak se programet dhe statutet e tyre duhet patjetër të jenë konform ligjeve dhe kushtetutës së shtetit ku veprojnë; përndryshe nuk do të mund të regjistrohen si parti politik. Evropa u soll edhe kësaj radhe me Egjiptin dhe shumicën e popullit të saj sikur edhe herëve të tjera kur partitë me elektoral fetar i fituan zgjedhjet në shtete me popullsi muslimane si në Algjeri, Palestinë dhe Turqi, e që pastaj ato qeveri legjitime u rrëzuan nëpërmjet grushteve të shtetit. Rasti i Egjiptit dëshmoi dhe vërtetoi që “vlerave” të Bashkimit Evropian për media të lira, zgjedhje të lira, ndarje të pushteteve, kontrolli civil i ushtrisë etj. duhet tu shtohen edhe vlerat e hipokrizisë, të standardeve të dyfishta, të islamofobisë etj. Për mua, si ekspert i Bashkimit Evropian, qëndrimi tyre me këtë rast nuk është aspak i befasishëm.
Një ligj i ShBA-së thotë se qeveria e ShBA-së obligohet të ndërpresë ndihmën një shteti, qeveria legjitime e të cilit shtet është rrëzuar nga një grusht shteti. Mirëpo ShBA u prononcua se nuk është në interes të tyre që ta ndërpresim ndihmën ndaj Egjiptit, prandaj dhe nuk e quajnë të tillë grushtin ushtarak në Egjipt.  ShBA-ja në vit harxhon 1.5 miliard dollar për Egjiptin, e që 1.3 miliard dollar nga kjo shumë shkon për ushtrinë e Egjiptit. Parashtrohet pyetje se pse brengoset SHBA-ja që mos i harxhoj 1.3 miliard dollar në vit për ushtrinë e Egjipti? A nuk do të ishte më mirë që ato para ShBA-ja t’i harxhonte në shtetin e vet?! Janë dy arsye kryesore për këtë. E para është se ShBA-ja në Lindjen e Mesme i jep ndihma ushtarake Izraelit dhjetë herë më shumë se sa i jep Egjiptit edhe pse popullsia e Egjiptit është dhjetë herë më e madhe se popullsia e Izraelit. Mirëpo për ta arsyetuar ndihmën ushtarake ndaj Izraelit, ShBA-ja thotë që i jep ndihma edhe Egjiptit. Arsyeja e dytë dhe kryesore është që nëpërmjet mjeteve financiare që i harxhon për ushtrinë e Egjiptit, ShBA-ja arrin që ta qeveris Egjiptin me një qeveri ushtarake marionete e ShBA-së. Ashtu mundi të qeveriste Hosni Mubaraku gjatë 30 viteve në Egjipt si dhe kështu shpreson të qeverisë junta e sotme egjiptiane me përkrahjen e administratës së Obamës. Administrata amerikane sot, pasi që nuk është e bindur në suksesin e grushtit ushtarak, filloj të prononcohet se nuk anon në asnjë palë. Këtë e thonë pasi që Egjipti ka rëndësi të madhe për sigurinë e Izraelit. Politika e jashtme amerikane për Lindjen e Mesme udhëhiqet nga lobi çifut-amerikan, prandaj administrata amerikane do të tentoj që të ketë marrëdhënie të mira me qeverinë e Egjiptit edhe në rast se grushti ushtarak do të përfundoj si një tentim i pasuksesshëm. Ata nuk kanë interes që të rrezikojnë mirëqenien dhe sigurinë e Izraelit duke i prishur raportet me qeveritë e shteteve armike të Izraelit.
Në mediume shpesh dëgjohet fjala se Mursi ka bërë disa gabime gjatë qeverisjes së tij 1 vjeçare. Ndaj mendimin se në përgjithësi kryetarët e shteteve nuk bëjnë gabime. Ata gjatë ushtrimit të funksionit sillen konform kompetencave që i kanë. Në rast se shkelen kompetencat, në një sistem demokratik vinë në shprehje e ashtuquajtura cheks&balances. Pra nëse gabimet e tyre shkelin kushtetutën apo ligjet është gjykata kushtetuese që mund ti ç’fuqizoj vendimet e tyre. Për sa i përket gabimeve kadrovike të Mursit, për ato do të gjykoj populli në zgjedhje. Pra “gabimet” e tij janë sikur të çdo politikani tjetër në botë. Një “faj” tjetër që ia mveshin Mursit është se ai sillej arbitrarisht. Në fakt ai ishte i detyruar që të qeveriste edhe nëpërmjet dekretligjeve që mos të vinte në paralizim të funksionimit të administratës. Kjo pasi që Gjykata Kushtetuese e shpartalloj parlamentin që kontrollohej nga Vëllazëria Muslimane. Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare me qëllim shtyhej nga opozita egjiptiane, pasi që ata ishin të vetëdijshëm se përsëri Vëllazëria Muslimane i kishte gjasat e mëdha që t’i fitonte zgjedhjet. Kompetenca e dhënies së dekretligjeve nga Mursi do të shuhej me zgjedhjen e organit ligjdhënës (parlamentit).
Kuptohet që junta ushtarake, gjatë kësaj periudhe, do të tentoj që ta amandamentoj kushtetutën. Ata këtë nuk do ta bëjnë për shkakun se kushtetuta e ratifikuar me 65% nga populli nuk është demokratike. Përkundrazi, ata do ta ndryshojnë ate që të mund të amnistojnë veten e tyre për grushtin ushtarak që e ndërmorën. Juntës i rrezikohet dënimi me vdekje apo të paktën ata i pret egzili nëse aventura e tyre për rimarrjen e pushtetit dështon. Andaj ata do të përpiqen gradualisht që ta lëshojnë pushtetin në pushtetin civil pasi që të sigurojnë amnistinë dhe privilegje për veten e tyre në kushtetutën e re të imponuar.
Vllazëria Muslimane ka vendosur që të protestoj paqësisht kundër tentimit për eliminimin e tyre nga skena politike e Egjiptit. Për veprimet e tyre u bëri thirrje dhe u dha kurajo vetë presidenti Mursi, i cili, kërcënimeve të juntës për dorëheqje iu përgjigj se është i gatshëm që ta sakrifikoj veten për të mbrojtur legjitimitetin. Sot Vëllazëria Muslimane proteston paqësisht pasi që nuk ka alternativ. Me siguri që ata shpresojnë që një juntë tjetër brenda armatës egjiptiane, me simpati për Vëllazërin Muslimane, do të rrëzoj qeverinë e re të imponuar. Ky skenar nuk mund të përjashtohet. Mirëpo në këtë rast do të kemi ndërrim të juntave ushtarake dhe asgjë më shumë. Padëgjueshmëria qytetare mund të jetë një tjetër mjetë efikas për rastin e Egjiptit mirëpo edhe kjo do të kishte kosto të lartë për ekonomin e shtetit. Ndoshta Vëllazërin Muslimane do ta gjej fati i Refah Partisi të Turqisë (parti kjo që u eliminua nga skena politike e Turqisë pas grushtit ushtarak në vitin 1998). Këtë e them pasi që anëtarët e asaj partie u riorganizuan dhe në mënyrë demokratike përsëri e morën pushtetin. Ata sot pas më shumë se 10 vjetëve në pushtet arritën që t’ia marrin kompetencat politike ushtrisë së Turqisë dhe ia ndaluan anëtarëve të ushtrisë turke që të merren me politik. Përvoja e Turqisë dëshmon se verdikti i popullit nuk mund të shkelet nga çizmja ushtarake. Prandaj edhe në Egjipt, herët apo vonë, sovraniteti do t’i rikthehet popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version