Gazeta amerikane “The Time” ka futur si kandidatë për personat më me ndikim të vitit, kryeministrin turk Erdogan dhe presidentin Gyl, në mes të 100 personaliteteve të tjerë.
Në numrin përkatës të gazetës amerikane, thuhet se presidenti Gyl shihet si pasardhësi i Erdogan në krye të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Gazeta e vlerëson për qëndrimin e maturuar karshi ngjarjeve në vend.
Sakaq, Erdogan arriti të fitojë thellë zgjedhjet lokale, me gjithë demonstratat e opozitës dhe akuzat për korrupsion të saj.
Lista e personave më me ndikim në botë përmban dhe shumë emra të tjerë të njohur si Putin, Sisi, Papa i Vatikanit, Bill Gates, Snoden etj…
The Time u bën thirrje lexuesve të saj që të votojnë për të zgjedhur personalitetin më me ndikim në botë për vitin e shkuar. Procesi i votimit online vazhdon deri në 22 prill dhe fituesit shpallen me datë 24. /ardhmeriaonline/