Categories
Lajme Lajme FRI Ligjërata fetare

HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP

Forumi Rinor Islam – Shkup vazhdon me realizimin e ligjëratave dyjavore të hapura për të gjithë.
Kësaj rradhe para publikut shkupjan ishte teologu i mirënjohur në të gjithë trevat shqiptare, Halil Avdulli.

Ky aktivitet filloi me leximin e disa ajeteve të Kuranit Fisnik nga hafizi Sejjid Idrizi.
Më pas fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i FRI – Shkup, i cili falenderoi hoxhën
për gatishmërinë dhe uroi që gjithsecili të përfitojë nga tema e cila u shtjellua.

“Katër veçoritë e njeriut në Kuran”,
ishte tema e cila hoxhë Halil Avdulli e ligjëroi para një numri të madh të pranishmëve.

Filloi duke përmendur katër vullnetet e Allahut: vullnetin e fjalës “Bëhu”,
vullnetin e krijimit të gjithësisë, vullnetin e krijimit të njeriut dhe vullnetin e
shpalljes duke kaluar më pas te katër veçantitë e njeriut në Kuran si: veçantia e natyrshmërisë,
veçantia e pranimit të detyrave, veçantia e lirisë së shprehjes dhe veçantia e të qenurit qenie e përgjegjshme.

Pas këtij elaborimi të mrekullueshëm kishte hapësirë për debat dhe parashtrim të pyetjeve nga të pranishmit.

 

Shkup, 29 dhjetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version