Janë afër 2 miliard mysliman në botë. Po të ishte prej mesazheve të Islamit vrasja (jashtë kohës së luftës, sepse në kohë luftë vlejnë rregullat ndërkombëtare të luftës) atëherë bota do të zhdukje për një paradite.
Por botërisht dihet që në Islam gjithçka lidhet me paqen që nga emri i fesë Islam – Paqe, nga emrat Zotit , Selam – Paqesjellësi, përshëndetja Selam paqe dhe raportet ndërnjerëzore janë po të kësaj fryme.
Kur gjithçka që lidhet me Islam ka të bëjë me paqen dhe gjithçka që ka të bëjë me paqen është frytë i Islamit do te ishe shumë e mërzitshme që të përpiqshim të sillnim kundërargumente për përpjekjet e fundit deri në nivel botëror për të materializuar akuzat se Islami na qenka  burim i dhunës ndërkoh kur informacionet e fesë Islame që thërret për paqe janë publike .
Vrasja dhe bërja publike e atij krimi në facebook nga një të riu nga Kosova është veprim jo Islam i pa justifikueshëm fetarisht. Gjersa fetarisht është haram , logjikisht është i pa pranueshëm dhe për të tjerë jo fetar.
Por ne s’kemi nevoj për heronj aritificial e hipokrit si këta të ditëve të fundit që dalin në medie duke u distancuar nga krimi i atij djali, ndaj krimit të cilit asnjë nga ne s’kemi përgjegjësi dhe as nuk do e ulim kokën për diçka që s’është veprim i yni.
Sa vepër makabre dhe sa fajtor është ai djali aq është dhe gjithë shoqëria jonë që nga politika udhëheqës insistucioneve e deri të ashtu quajtura shoqëri civili – ose mercenar.
Racistët, Islamofobët dhunuesit e të drejtave të myslimanëve këta që në fytë kanë prerë shpirtin e myslimanëve të rinjë janë aq kriminel sa ai djali i keqinformuar e mëktar që një ditë mund ta kuptoj gabimin e pendohet, sikur mirë do bënin dhe këta kriminelët tjerë të bënin.
E sinqert është veç një zgjidhje, çështja e ngritjes së vetëdijesë fetare të lihet të rrjedh natyrshëm dhe atë larg ndikimit të mercenarëve nga perëndimi që përpiqen të ushtrojne ndikimin e tyre nëpërmjet politikës, medias dhe OJQ-ve dhe imamët që vetëdijshëm ndjekin vijë të shpjegimeve të ndryshme prej asaj që është hakk e që për shekuj të tjerë është ndjekur në këto troje të heqin dorë nga ato dhe të ndjekin xhematin, me që sado dallime të vogla ato kanë prdhuar përçarje dhe huti që jo pak njerëz po i mban larg fesë.
Perderisa nuk hiqet dorë prej ëndrrave për dehanifizm dhe iluzionit se ‘e morëm’ timonin e çështjeve fetare dhe nuk angazhohen të formohet xhemat unik, atëherë i bie që s’janë aspak të sinqertë në fetarinë e tyre, thjesht paraqiten si misionar idesh dhe jo idealist të Islamit.
Nuk është në rregull sot të githë distacohen nga ky djali që kreu atë vepër, ndërsa ai s’ka ardhur prej Kinës, ai u mësuar keq këtu. Ai e donte fenë si plotë të rinj që e duan por dhe shpërdorimi për vija idologjike i këtij emocioni ka prudhuar situatën në fjalë. Sa shpërdorimi i emocionit fetar të përdoret për grumbull idesh të përkhyera nga logjika e të menduarit saudit, atëherë do paraqiten dhe telasha të tjera të kësaj natyre.