Kur Sir Alex Ferguson i dha çmimin e “Njeriu i ndeshjes” pas finales të Champions League në Lisbonë ishte për 120 minutat mbresëlënëse të Angel Di Marias. Por për argjentinasit “loja e vërtetë” është luajtur jashtë fushe rreth 14 muaj më parë, kur vajza e tij lindi tre muaj para kohe.
Emocioni për fitimin eChampions-it të dhjetë ishte shumë i madh por asgjë nuk mund të krahasohej me historinë e vajzës së tij, Mia.
Një vit më parë, kur Di Maria i jepte asistin Gareth Bale në fitoren 4-1 kundër Atletico Madrid, gruaja e tij Jorgelina Cardoso po vuante komplikacionet e shtatëzanisë dhe doktori i jepte vetëm 30% shpresë mbijetesës së vajzës të palindur ende.
Mia lindi tre muaj më herët, më 22 prill 2013, një natë përpara se Real Madrid të përballej me Borussia Dortmund në gjysmëfinalen e Champions League. Di Mariamungoi pasi i shkoi pranë bashkëshortes së tij çka i kushtoi edhe formacionin kur u rikthye te Real Madrid.
“Vajza ime më mësoi se gjithçka që duket e vështirë mund të lehtësohet dhe të përfunndojë nëse përpiqesh dhe pret për shpërblimet. Ajo më transmeton shumë energji dhe më ndihmoi të kisha atë vit spektakolar”, është shprehur Angel DiMaria. /albeu.com/
Categories