Boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka treguar se boksieri i mirënjohur ukrainas, Wladimir Klitschko, nuk është i pamposhtur.
Ai tregon për një video që ka gjetur në arkiv të para 20 viteve, kur në një turne amator i quajtur Boxing Championships, kishte rrahur Klitschkon.
Në këtë turne, Krasniqi kishte fituar medaljen e argjendtë.
Në videon e mëposhtme mund t’i ndiqni disa sekuenca të këtij takimi të vitit 1995.