Organizata Botërore e Tregtisë arriti marrëveshjen e parë globale në histori, që ka si qëllim të rrisë shkëmbimet tregtare mes vendeve.
Marrëveshja e arritur nga ministrat, në Bali të Indonezisë, pritet që të heq pengesat tregtare dhe t’i shtoj ekonomisë së botës 1 trilion dollarë. “Për herë të parë në histori, OBT ia doli”, deklaroi kreu i OBT-së, Roberto Azevedo.
Marrëveshja u arrit me tepër vështirësi dhe pas orësh të gjata bisedimesh. India kundërshtoi, dhe kërkoi që në marrëveshje të parashikohet mbulimi i agrokulturës, ndërkohë Kuba kërkoi heqjen e embargos nga SHBA-ja.
Vet SHBA-ja tha se marrëveshja shkel rregullat bazë të OBT-së. Por Uashingtonit iu premtua zgjidhje Brenda 4 viteve të ardhshme.
Kjo marrëveshje kap një vlerë prej 800 miliardë euro dhe do t’u jap më tepër mundësi vendeve të varfra në tregtinë e produkteve të tyre.
/Start/
admin
11 years ago
previous article
Prezantohet tableti 3D pa syze
next article
Grekët kundër serbëve: Kosova është Shqipëri (VIDEO)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago