Hixhri 1437 është shënuar edhe nga nëndegët e FRI-së si nëndega në Sllatinë, Shemshovë dhe Radushë me disa aktivitetet të ndryshme.
Në Sllatinë tashmë disa vite me rradhë shënohet Viti i Ri Islam Hixhri nga FRI nëndega Sllatinë, me vizitën që ju bëhet shkollës fillore “Eqrem Çabej” në Sllatinë dhe asaj periferike në Neproshten, ku fëmijëve të këtyre shkollave u ndahen disa dhurata modeste.
FRI – Nëndega Shemshovë, me sukses realizoi aktiviteti: Kuizi i diturisë “HIXHRI 1437”.
Pjesëmarrës në Kuiz ishin disa nga fshatrat e rrethinës së Tetovës, si: SHEMSHOVA, SLLATINA, TEARCA, NEPROSHTENI, XHEPÇISHTI, KAMJANI DHE NERASHTI.
Fitues të kuizit ishin kandidatet nga Sllatina, të cilat me meritë arritën të fitojnë vendin e parë. Pas tyre u rradhitën Shemshova ne të dytin dhe Kamjani në të tretin.
Poashtu një aktivitet tradicional për Hixhrin që tashmë shënohet nga FRI nëndega Radushë ku u shpërndanë dhurata për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Radushë, Dvorce dhe Orashë. Pas shpërndarjes së dhuratave aktivistët e FRI-së shfrytëzuan rastin për tu drejtuar fëmijeve me ca këshilla për rëndësinë e kësaj dite të bekuar.