Të shtunën që lam pas, 6 prill 2024, shkolla edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”, që po realizohet në kuadër të aktiviteteve të FRI – dega në Kërçovë, ka shtruar iftar për nxënësit, prindërit dhe bashkëpunëtorët. Iftarit i parapriu një programi i ndarjes së certifikatave për nxënësit pjesëmarrës në aktivitetin “Sfidat e Ramazanit”.
Programi filloi me leximin e ajeteve kuranore nga nxënësi Drijon Hajrullau. Në emër të shkollës edukative fjalë rasti kishte kryetari i këshillit të kësaj shkolle, dr. Kujtim Kasami, si dhe përgjegjësja e shkollës, Aisha Emini, e cila në mungesë të pjesëmarrjes fizike, dërgoi meazhet e saja.
Më pas vijoi leximi i disa sureve dhe ajeteve të cilat nxënësit i kishin mësuar, si dhe leximi i eseve.
Kryefjala e këtij programi ishte aktiviteti “Sfidat e Ramazanit”, në të cilin morën pjesë 32 nxënës, të cilët u shpërblyen me nga një certifikatë, një libër dhe një bookmark, kurse shpërblime të veçanta u ndanë në tri kategori, edhe atë:
1- Lexim (hatme) dhe mësim përmendësh nga Kurani Famëlartë, ku fitiese e vendit të parë ishte nxënësja Lina Emini.
2- Piktura më e mirë, ku fituese e vendit të parë ishte Erina Dauti
3- Pjesëmarrje në më së shumti sfida, ku fituese e vendit të parë ishte Sara Mehmedi.
Dhuratë speciale u nda edhe për nxënësin tonë Qemal Emini, si dhe për edukatoret tona: Aisha Emini, Beslinda Mehmedi, Fatime Mislimi, Hyrije Mislimi, Alida Bajrami, Advije Ceku dhe Mide Emini.
Përveç aktivitetit “Sfidat e Ramazanit” gjatë këtij Ramazani shkolla edukative ka realizuar një mori aktivitetesh tjera, si: iftare dhe ligjërata me nxënësit dhe nënat, orë për pikturim (piktura në lidhje me Ramazanin) me Qamile Nebiun dhe të ngjajshme.
Kjo vatër e dijes vazhdon t’i japi frymë edukimit fetar të mirëfillt në qytetin e Kërçovës, duke marrë nga drita e Kuranit Famëlartë.
Kërçovë, 6 prill 2024