FRI – dega Kërçovë, në bashkëpunim me OH “Kalliri i Mirësisë – Kërçovë”, shtruan iftarin tradicional me nxënës, studentë, miq e dashamirë.
Para iftarit, në momentet e fundit të agjërimit, dr. Kujtim Kasami ndau disa këshilla me të rinjtë rreth asaj se si të përgatitemi për dhjetë ditët dhe netët e fundit të Ramazanit.
Aktiviteti i kësaj dite u realizua në ambientet e H/R Arabella, të cilët në vazhdimësi kanë qenë pranë nesh.
Kërçovë, 8 prill 2023