Categories
Lajme FRI

Isam El-Atar

Isam El-Atar është një prej dijetarëve, thirrësve, politikanëve dhe mbrojtësve të denjë, të përvuajtur, të persekutuar dhe të përndjekur të Islamit.
Isam El-Atar u lind me 1927 në Damask të Sirisë, familja e tij ishte e njohur për devotshmëri, urtësi, edukim , si dhe për punimin e parfumeve andej edhe e morën mbiemrin Atar. I ati i tij ishte një njeri i shkolluar dhe një prej përkrahësve të Sulltan Abdul Hamitit andaj edhe ishte ndjekur nga Siri e një kohë të jetës së tij e kishte kaluar në Stamboll.
Hapat e parë të shkollimit dhe të edukimit i kishte marrë në familjen e tij, ndërsa në shkollën fillore ishte i dalluar për gjuhën e tij të pastër dhe për aftësinë e ligjërimit andaj edhe ishte i vetmi që ftohej të fliste në aktivitetet shkollore, ishte fitues i shumë çmimeve për dije dhe aftësi. Si filloristë i kishte rënë në dorë revista ‘’ Er-Risale ‘’ që publikohej në Kajro dhe kishte pas rastin që të lexonte prej shumë dijetarëve ndërsa më së shumti ishte ndikuar nga Ali Tantavi ndërsa më vonë edhe martohet me njërën prej vajzave të tij. Por në përgjithësi edukues i tij ishte Kurani dhe mësimet e nxjerra prej tij.
Isam El-Atar ishte një prej udhëheqësve të Lëvizjes Vëllazëria Islame në Siri ndërsa me këtë lëvizje ishte njohur përmes udhëheqësit të saj Mustafa Es-Sibai në Siri në vitin 1945 dhe që nga ajo kohë Isam El-Atar ishte bërë një prej figurave kyçe të kësaj lëvizje.
Ndërsa në vitin 1952 ishte shpërngulur për në Egjipt për shkak se në Siri ishte dënuar me burg dhe në Egjipt ishte takuar me shumë personalitete të njohura të asaj kohe e në mesin e tyre ishte edhe Seid Kutub, Allahu xh.sh e mëshiroftë.
Pas kthimit të tij në Siri ishte vënë në krye të udhëheqjes së Vëllazërisë Myslimane dhe për këtë arsye ishte bërë cak i sulmeve dhe torturave të regjimit të atëhershëm të Sirisë dhe në vitin 1964 kur po kthehej nga haxhi ishte ndaluar që të hynte në Siri dhe për këtë ishte detyruar që të shpërngulej për në Liban. Kjo ishte edhe fillimi i jetës së tij në mërgim, më vonë shpërngulet për në Belgjikë pasi që as në Liban nuk i lejohet qëndrimi për shkak të ideve dhe politikave të tij. Ndërsa më vonë shpërngulet për në Gjermani por i kërkohet që të mos qëndronte gjatë në një vend pasi që ishte çdo herë i rrezikuar andaj edhe shumë shpesh lëvizte nëpër vende të ndryshme të Gjermanisë, në vitin 1981 në një sulm që i ishte bërë në shtëpinë e tij i ishte vrarë gruaja e tij pasi që Isam El-Atar nuk ndodhej në shtëpi. Këto përpjekje kishin vazhduar pandërprerë por ishin të pasuksesshme ndërsa me ardhjen në pushtet të Hafidh Esedit i ishte bërë thirrje që të kthehej por e kishte refuzuar ngase i druhej kurtheve të pushtetit.
Isam El-Atar shquhet për zemërgjerësinë e tij, largpamësinë dhe vigjilencën e tij andaj asnjëherë nuk ishte përkufizuar në një lëvizje apo në një grup dhe ideologji të caktuar edhe pse identifikohej si një prej udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane në Siri, ai çdo herë mundohej të i dal në ndihmë çdo njeriu dhe çdo myslimani sepse vetëm kështu e kryente obligimin e tij njerëzorë dhe shoqërorë.
Isam El-Atar është autor edhe i disa librave dhe i shumë shkrimeve dhe artikujve të ndryshëm në gazeta dhe revista të ndryshme si brenda botës arabe po ashtu edhe jashtë saj.
Ai njihet si një dijetar trim dhe sypatrembur ndaj regjimit dhe ndaj kujtdo që mundohet të i dal përballë thirrjes islame, ai edhe në lëvizjet e fundit që janë bërë në tokat arabe në përgjithësi e në Siri në veçanti është vënë në mbrojtje të çlirimtarëve dhe në kundërvënie ndaj regjimit të tanishëm sirian.
Për këtë arsye edhe njihet si ‘’ Luftëtari i mërgimit ‘’, luftëtarë u quajt për shkak të trimërisë dhe kundërvënies që e kishte ndaj regjimeve siriane dhe më gjerë ndërsa mërgimtar u quajt për shkak se pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në mërgim.
Përgatiti: Artan Musliu
 

Exit mobile version