Ndeshja më e mirë dhe më dramatike në dekadën e fundit në Champions League, ndërmjet Dortmund dhe Malaga, jo që kënaqi miliona njerëz në mbarë botën, por ka mundur t’iu sjell edhe sulm në zemër fansave të këtyre dy skuadrave.
Atë që Dortmund arriti të bënte në fund të ndeshjes, pak skuadra mund ta arrijnë sepse shënoi dy gola në kohën shtesë. Njëri prej më të gëzuarve ishte pa dyshim trajneri Jurgen Klopp. “Të gjithë në bankën rezervë ishin afër të merrnin sulm në zemër kur shënuam golin e tretë dhe të kualifikimit. Ndenja ishte e njëjtë se me atë të edicionit të kaluar kur e fituam titullin në Gjermani. Ishte ndeshje për ifarkt, por dua t’i themë të gjithëve se këta djelmosha meritojnë diçka të madhe këtë vit. Nuk mund ta shpjegoj se qfarë ndodhi me mua pas ndeshjes.Mendoj se duhet të vizitohem te një doktor.U ndjeva si të fitonim trofeun.Asistenti im dhe unë po shikonim njëri-tjetrin të shokuar në zhveshtore dhe tham “Kjo është çmenduri”.Kjo është ndjenja më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Nuk dua të bisedoj për finale sepse ende nuk e dimë kundërshtarin, por kjo natë nuk do të harrohet kurrë” tha Klopp menjëherë pas ndeshjes së fituar 3:2.
EDITOR
12 years ago
previous article
Sa flori ka në planetin tonë?
next article
Ja dhe treni absolutisht më i shpejtë në botë (Foto)
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago