Nuk e shkrova rastësisht, islami-differentia specifika, dhe rastësisht nuk është i tillë! Në mendimin botëror, dhe në gjithë kategoritë, institucionet, disciplinat e sistemet e njohura deri më tash: filosofike, shkencore, artistike, juridike, politike etj- islami është Një Diferencim Special, është Një Sui Generis i llojit të vet, i vecantë, pa asnjë ngjajshmëri. Shikuar horizontalisht e vertikalisht, nga poshtë lartë e nga lartë poshtë, nga e djathta apo e majta Ai është Një Diferentia Specifika i kësaj ontologjie kosmologjike! Nga ky përkufizim unik e i pandashëm rrjedh konceptologjia dhe tematologjia e tij, ndërsa kjo aspak nuk do të thotë se islami nuk i nënshtrohet ligjshmëris filosofike-shkencore të ndërtuar nga “doktrina filosofike-shkencore” gjatë historisë! Struktura e ligjerimit bazik të tij është diferencuar, përcaktuar e përkufizuar nga Kurani dhe Suneti i Profetit a.s, dhe mendja njerëzore apo doktrina mundet vetëm ta pasuron atë, ta rimendon apo ta ri-përkufizon në rrethana e kushte të reja, por elementet esenciale të strukturës së kuadrit të tij konceptual mbeten bazike dhe të palëkundshme, ashtu sic i kemi trashëguar.
Të ashtuquajturat islami politik, shoqëror, shtetëror, islami shkencor e së fundit edhe islami ekstremist, fundamentalist apo terroris e xhihadist, e shumë stereotipe termash të shpikur me tendencë keqëdashëse për të krijuar kaos, kontadiktë e krizë në vetë sistemin e tij, janë të papranueshme dhe nuk zënë vend në konceptologjin e terminologjin specifike të islamit.
Islami ka kompetenca të meret me një gamë të gjërë tematologjike dhe diskursi i tij është një kosmos i madh, sepse në të kaluarën muslimanët janë marë me lloj-lloj temash e punësh dhe nuk kanë bërë një ndarje të tillë: islami politik, administrativ apo kushtetues- sepse është parë si tërësi unike, tamam ashtu sic duhet të shihet dhe të gjykohet sipas botëkuptimit bazik, prandaj nuk janë diskutuar këto fenomene. Sot, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të diskutohen, sepse këtë nuk e parasheh islami, por sipas botëkuptimit të tij specifik këto ndarje janë të papranueshme, si teorikisht ashtu dhe praktikisht. I gjithë diskursi teorik-filosofik i islamit, për islamin dhe rreth islamit, mund të bëhet vetëm e vetëm në kuadrin e parimeve unike, formulës bazike, pandashmëris universale dhe konditave konsensuale të ndërtuara me shekuj nga teologjia dhe filosofia e tij apo-diferentia specifica.
Islami- res publica dhe mëkëmbja e Tij!
Kam bindjen se nga këtu duhet të fillohet debati akademik dhe kulturologjik në letrat shqipe, pra nga res publica (sot nuk ka diskurs të tillë publicistik për këtë koncept, as në ligjërimin universitar-akademik, as në media, as në institucionet më të larta ). Si rezultat i rënies së socializmit sovjetik, dhe përfundimit të Luftë së Ftohtë, islami mori një hov të mëkëmbjes së vet, dhe struktura e tij filloi të ridimensionohet.
Islami si Fe, në natyrën e Tij e ka të inkorporuar institutin res publica dhe res privata, dhe thirrja pesë herë në ditë e ezanit nga minareja me përmbajtjen e tij është parimi i parë i ligjërimit publik, prandaj këto cështje duhet të kuptohen qartë dhe mirë, ashtu sic dhe në natyrën e tij kjo është abc-ja e fillesave të një diskursi të vetëdijshëm dhe kompetent për punë të vazhdueshme. Pra, askush nuk duhet të habitet e mahnitet pse islami dhe muslimanët shqiptarë kanë tendenca politike apo për res publica si njëra ndër sferat më të ndieshme të jetës shoqërore ku ballafaqohen vis a vis parimet pro et contra, sepse pa hapësirë publike islami nuk mund të mbijeton- kjo është thellë në natyrën e tij!
Nuk mund të ketë emancipim politik pa atë kulturor dhe nuk mund të ketë vetëdije dhe vetëbotëkuptim politik pa atë civilizues e kulturor për konceptet bazike të sojit tënd, prandaj mëkëmbja islame në kontekstin kulturologjik të fjalës ka mjaft punë dhe në këtë drejtim pozita kulturore e islamit shqiptarë nuk të lë për të dëshiruar dicka më shumë se sa NGO-të dhe shoqëri civile, e zhvleftësuar nga fuqia vendimmarrëse për komunitetin e vetë.
Në normën ligjërimore islame nuk njihet termi dhe koncepti “Islami politik” prandaj është gjithcka e kotë nëse kemi tendenca dhe politizime të medias, njërëzve të caktuar, institucioneve shoqërore-shtetërore apo shoqëris civile për një gjë të tillë. Profeti Muhamed (paqja dhe mirësitë e Zotit qofshin mbi të) kur migroi në Jethirib (Medine) punën e parë që e bëri, konstitutoi institucionin e Xhamisë (res publica) mandej “qytetërimin” (Medine-qytet) si vetëdijen dhe superstrukturën më të lartë shoqërore-politike, dhe Kartën e Medines-kushtetutën e parë në botë, si institicioni më i lartë juridik e socio-politik për rregullimin e punëve të një komuniteti social- përsëri në res publica. Prandaj këto janë ndërmarje të rëndësishme historike të cilat nuk mund ti mohojm, por dhe të cilat kanë konstitutuar një ligjërim dhe parimet e sferës publike të cilën sot pseudoitelektualët kërkojn ta mohojn dhe islamin ta konsiderojn vec res privata, apo me modelin perëndimor religjioz- lidhje e vecantë Zoti-Njeriu! Këto nuk janë kuadër ligjerimor i islamit të vërtetë dhe suprasistemor!
Kuadri ligjerimor islamik dhe media publike
Si parim, në islam nuk ka dallim mes ligjërimit publik dhe privat dhe superstruktura e tij kadrovike institucionale nuk e përmban një gjë të tillë. Media shqiptare, sidomos ajo në Kosovë e Maqedoni, pa tendenca për ta fryrë shumë situatën për politizim të “res publica islamica” duhet të kontribuon për ta strukturuar dhe ligjërimin publik islam ta “rikthen në vetëpërceptim shqiptarë”, madje edhe atë me kontekst kombëtarist, për qëllimin e vetëm të kontribuojm në drejtimin e stabilizimit të shoqërive tona paskonfliktuoze ballkanizuese dhe normalizimin e integrimeve të shoqërive tona. Këtë fuqi e ka islami, që ta transformon një shoqëri nga ajo konfliktuoze në atë stabile, pra në një shoqëri me institucione shoqërore por dhe shtetërore stabile dhe të qëndrueshme. Mediat e fuqishme shqiptare, patjetër se mision të vetin duhet të kenë këtë kuadër të gjuhës së saj specifike, dhe jo tendencat islame për hapësirë më të madhe në sferën publike ti interpreton në stilin fundamentalist dhe ekstermist, apo si tendenca drejt crregullimit të Res Constitutio!
Këto tema mediale tashmë na imponojn një varg temash të ndërlidhura me kërkim-hapësirën e islamit në shoqëri, sic janë; Sa (si) islami mund të bashkëjeton me rendin shekullarist, apo atë laik? Sa (si) islami mund të bashkëjeton me vlerat shoqërore perëndimore të cilat tashmë janë pjesë e strukturës dikotomike civilizuese të popullit tonë?
Mund të diskutohet; sa islami mund të mbijeton dhe të bashkëjeton me shekullarizmin dhe laicizmin nëse kërkon hapësirë në sferën publike? Për këto pytje, rrallë mendja muslimane kanë dhënë përgjigje të saktë, sepse dija islame në pasmoderne ka devijuar nga të menduarit njëdimensional dhe njëtrajtshmërisht për konceptet më elementare të të jetuarit sot, andaj duke i shtuar edhe kësaj problemet e jetës reale të muslimanëve është goxha vështirë të jepen përgjigje teorike të prera, apo dhe të përafërta me vijën tradicionale islame.
Shteti dhe rregullimi kushtetues i tij sot, nuk i përkufizon dhe rregullon të gjitha aspektet e jetës publike të njeriut bashkëkohor, edhe pse atë e mëton dhe pretendon. Prandja res publica është më e gjërë se rregullimi kushtetues-shtetëror i sotshëm dhe këtu në këtë zbraztirë, kërkim-hapësira e islamit për rregullim të shoqëris mund të kontribuon në këtë drejtim, vetëm e vetëm që të kemi shoqëri stabile, me sa më pak probleme të natyrave cfarë i kemi të pranishme shumë, dhe rregullimit të aspekteve spirituale-sentimentale transcendentale të cilat aspekte asnjë rregullim kushtetues-politik nuk i ka dhe nuk i parashikon dot.
Në fund të fundit shqiptarët musliman nuk kanë koncept dhe projekt politik islamik?! Ata mund të kenë vetëm projekt dhe koncept për rregullimin e jetës islame në res publica, apo në komunitetin islam dhe kjo klasës shekullariste dhe laike shqiptare i duket tendencë politike e “islamikëve”!? Tjetër është të kesh projekt politik islam, ndërsa tjetër është të kesh projekt politik për rregullimin islam të jetës së një komuniteti! Këto janë koncepte filosofike-akademike tërësisht të ndryshme dhe pak mund të kenë ngjajshmëri, prandaj pse komuniteti kërkon një të drejtë për lejimin e shamisë në res publica kjo nuk do të thotë së këtu ka projekt politik islam!
EDITOR
11 years ago
previous article
Ju që flisni në emër të Islamit, kuptojeni!
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago