Islami fee vetme e pranuar nga ana e Zotit, që në vete ngërthen universalitetin dhe shërben si udhërrëfyes i njeriut në këtë botë. Sot kjo fe disi po “ngulfatet” nga ithtarët e saj, të cilët nuk po e kuptojnë edhe aq misionin e saj në tokë. Jo për diç tjetër, po për shkak të perceptimit të gabueshëm ndaj saj, e kjo si rrjedhojë e asaj se veprohet pa pasur as njohuri bazë për të,e disa duke mos qenë edhe aq të bindur në fitorën e vetme qëi sigurohet përmes saj.
Sot Islami po perceptohet gabueshëm nga të tjerët madje edhe nga vetë “muslimanët” të cilët si barometër për gjykim ndaj fesë po marrin individë ose grupe të caktuara. Kjo vjen si rezultat i asaj se ne të cilët me gojën plot themi se jemi muslimanë nuk po i kryejmë as detyrat parësore me të cilat jemi të obliguar. Duke e pasur parasysh që perceptimi paraqet fuqinë ose aftësinë për t’i vërejtur fenomenet e ndryshme pa marrë parasysh se cilës sferë i takojnë, si dhe formulimi i tyre për të krijuar një pasqyrë sa më reale. Është e qartë se fenomenet e ndryshme që po na servohen nuk po jemi në gjendje t’i perceptojmë edhe aq ose kemi një perceptim të gabuar kundrejt tyre, prandaj edhe po vetëngulfatemi brenda tyre. Gjithçfarë që po na servohet nga jashtë ne pa u ndalur dhe analizuar po e marrim dhe po e bëjmë si të ishte pjesëe jona e pandashme. E gjith kjo mendoj se është si rezultat i njohurive të pakta që i kemi mbi fenë tonë, për të mos thënë se s’kemi fare. Pikërisht ky është problemi kyç, se sot po veprohet pa pasur as njohuri elementare mbi një çështje pa marrë parasysh se çfarë. Sot shumë prej nesh marrin guximin të japin fetva mbi një çështje të caktuar, gjë për të cilën ne nuk jemi të thirrur e as të obliguar.
Sot gjithsecili po ia drejton gishtin qortues dhe akuzues tjetrit me ajete pa pasur njohuri për to, se kur kanë zbritur, cili është shkaku i zbritjes etj. Dhe hadithe pa e ditur vërtetësinë e tij, se kujtiu tha dhe për ç’arsye etj. Pa ia drejtuar njëherazi vetes së tij se po të njëjtat sikurse vlejnë për të tjerët, poashtu vlejnë edhe për ne. Ne kështu po e ngulfasim veten dhe të tjerët brenda së vërtetës së pastër, me të pavërteta ose duke mos i kuptuar drejt ato. Bindjet tona kinse për ta mbrojtur fenë dhe kauzën,kundër njëri-tjetrit sa vijnë e thellohen dhe e gjithë kjo nën pretekstin se unëjam me të vërtetën dhe me të drejtën. Bindje kjo që të shpie në humbje përshkak se është ngritur mbi perceptimin e gabuar e që vjen si rezultat i mosnjohjes së bollshme të Islamit. Islami është fe e universales, pra gjithpërfshirjes ku në vete i ngërthen të gjithë njerëzit dhe pastaj çdonjërit i jep pozitën dhe vendin e caktuar. Kjo në bazë të asaj se kush si e perceptoi atë, sa e njohu atë dhe a iu bind atij (urdhrave dhe ndalesave) me një bindje dhe nënshtrim tëplotë. Andaj, të nderuar Islami do të jetë triumfues e kuptuam drejt ne apo jo, e mësuam apo jo, iu nënshtruam ose jo, por ne pa të sigurisht që jemi të humbur.
Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, Allahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës.(Fatir 28)