Majlinda Kelmendi vazhdon me sukseset e saj. Xhudistja pejane fitoi medaljen e artë edhe në Kampionatin botëror në Rusi. Por, sa para ka fituar ajo nga shteti i Kosovës?
Majlinda Kelmendi vazhdon shkëlqimin e saj. Xhudsitja pejane triumfoi edhe në Kampionatin botëror në Rusi, duke u kthyer me medalje të artë. Kështu, ajo është shndërruar në fytyrën më të ndritur të sportit kosovar. Dhe, çdo sukses i saj shpërblehet nga shteti i Kosovës.
Gazeta “Zëri” ka kalkuluar shpërblimet e deritashme të Majlindës dhe trajnerit të saj.
Medalja e bronztë Evropiane – Majlinda Kelmendi, 8 mijë euro – Driton Kuka, 4 mijë euro
Medalja e artë Botërore – Majlinda Kelmendi, 40 mijë euro – Driton Kuka, 20 mijë euro
Medalja e artë Evropiane – Majlinda Kelmendi, 20 mijë euro – Driton Kuka 10 mijë euro
Medalja e artë Botërore – Majlinda Kelmendi, 40 mijë euro – Driton Kuka, 20 mijë euro
Të tjera
Dy medalje të bronzta Evropiane – Distria Krasniqi, 4 mijë euro
Medalja e artë Evropiane – Akil Gjakova, 5 mijë euro
(Për këto medalje Driton Kuka është shpërblyer me 4500 euro)
Plus
Ministria e Sportit me memorandum ia ka ndarë Federatës se Xhudos së Kosovës (FXHK) 120 mijë euro për shpenzimet e ciklit olimpik 2013-2016.
Gjithsej
Majlinda Kelmendi – 108.000 euro
Driton Kuka – 58.500 euro
Distria Krasniqi – 4.000 euro
Akil Gjakova – 4.500 euro
FXHK – 120.000 euro
Total: 295.000 euro