Categories
Lajme FRI

Israja dhe Mi’raxhi

Isra quhet udhëtimi nga Meka në Jerusalem,
Sa ishte ajo shpejtësi, këtë Allahu A’lem,
Realiteti është se ndodhi brenda natës,
Allahu Profetit i dërgoi engjullin bartës,
Jeta e tij tani morri një tjetër kuptim,
Ashtu që iu largua edhe një pikëllim.
 
Dheu i Kudsit atë natë ishte ripërtërirë,
E pritnin Profetin në namaz për t’i prirë.
 
Mi’raxh quhet udhëtimi nga Kudsi në qiell,
Ishte namazi dhuratë që Profeti na kishte sjellë,
Ra numri i namazeve nga pesëdhjetë në pesë,
Ai që nuk i kryen, Xhenneti i bëhet ndalesë,
Xhibrili vazhdimisht atë e kishte shoqëruar,
Ishte ky udhëtim që njerëzit i ka frymëzuar.
 
Besmir YVEJSI, student,
Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version