Futbolli italian po përballet nga prezenca gjithnjë e në rritje e fëmijëve të huaj në anëtarësimet e klubeve. Në sezonin 2011- 2012, kanë qenë 9 434, thuhet në një raport përgatitur nga Federata Italiane e Futbollit, të dhënat e së cilës janë bërë sot publike. Numri ka pësuar një rritje për 23.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
“Italianët e rinj”, siç i quajnë mediat vendase, vijnë nga 121 vende të botës, të udhëhequra nga Shqipëria, Maroku dhe Rumania. Po ashtu, një numër i madh të miturish që frekuentojnë fushat e futbollit vijnë nga Afrika, Amerika e Jugut dhe Azia.
Një prej talenteve të kombëtares U-19, Elvis Kabashi, rritur dhe formuar ne Itali, vetëm pak kohë më parë nëpërmjet një letre dërguar FSHF-së ka refuzuar përfundimisht fanellën kuqezi.
“Siç e dini, unë jam qytetar italian, kam lindur, jam rritur, jam rezident dhe kam banuar gjithmonë në Itali, ndaj ky është shteti me të cilin jam më tepër i lidhur. Rrjedhimisht shpresoj që do të më kuptoni dhe njihni vendimin tim për t′u përgjigjur pozitivisht vetëm nëse thirrem në të ardhmen nga Federata Italiane e Futbollit”, shkruante Kabashi.
Categories