Kjo vizitë është aktiviteti i parë në zingjirin e aktiviteteve që do të realizojë AAG-ja ne kuadër të fushatës “Preventiva, më e mirë se shërimi” e cila organizohet me rastin e 7 prillit, ditës ndërkombëtare të shëndetësisë.
Gjatë kësaj vizite, përfaqësueset e AAG-së u pritën nga stafi mjeksor i klinikës me të cilët diskutuan mbi gjendjen momentale në këtë institucion dhe nevojat që ai ka. Përpos kësaj, Asociacioni për Afirmimin e Gruas i dhuroi qendrës klinike një aparat inhalimi me shpresë se i njejti do të jetë i dobishëm për pacientët e vegjël.
Fushata e lartëpërmendur do të shtrihet në qytete të ndryshme si Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Kërçova dhe atë me tribuna, ligjërata dhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me shëndetin në përgjithësi dhe preventivën në veçanti, si dhe sensibilizimi i opinionit të gjerë rreth problemeve shëndetësore që ekzistojnë në vendin tonë.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas