Izraeli do të liroje disa të burgosur palestineze, pas marrëvshjes me Sekretarin amerikan te Shtetit Xhon Keri, për bisedimet e paqes me Palestinën.
Ministri për çështjet Ndërkombëtare, Yuval Steinitz, tha se në grupin liruarve do te jene edhe disa persona me peshe, të cilët janë prej vitesh të burgosur.
Megjithatë detajet e negociatave Izrael-Palestinë vazhdojnë të mbahen sekrete, nga Keri.Lirimi i te burgosurve do të ndodh në disa faza.
Ndërkohë që edhe pala palestineze duket e gatshme bisedime për një periudhe kohe 9-mujore.
Sekretari amerikan i Shtetit u takua në Ramallah me presidentin palestinez Mahmoud Abas për rinisjen e bisedimeve të paqes izraelito-palestineze, të cilat duket se u ndalën para disa ditësh.
Ngërçi vetëm mes dy vendeve duket të jetë garancia që kërkon Palestina nga Izraeli për kufirin e përgjithshëm të shtetit të ardhshëm palestinez, para se të ndërmerren bisedimet.
/Start/
Categories