Gazeta amerikane Uashington Post, i është qasur krizës në Egjipt nga një këndvështrim tjetër, krejt të ndryshëm, duke sjellë një sërë dëshmish dhe faktesh për kthimin në pushtet të mbetjeve të partisë së Mubarak. Ajo tregon për shfaqjen e shumë personaliteteve të rëndësishme në kohën e Mubarakut, si dhe për qelitë e errëta të cilët gëlojnë me të burgosur me sy të mbyllur, të prangosur dhe nën hetim të rreptë, si anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.
Nga ana tjetër, në disa shtete janë organizuar protesta, në të cilat kërkohej kthimi i Mursi në postin e tij të presidentit të Egjiptit, duke e konsideruar largimin e tij si puç ushtarak. Ndër shtetet ku u organizuan këto protesta mund të citojmë Norvegjinë, Turqinë dhe Jordaninë. /ardhmeriaonline/