Aplikacionet më të pëlqyera për përdoruesit e pajisjeve “Android”, “iOS” dhe “Windows Phone 8” janë si më poshtë.
1- “CloudSix for DropBox”
Ky aplikacion ofron aksesimin e “offline” të skedarëve, ngarkimin automatik të regjistrimeve nëpërmjet kamerës dhe ka një të mirë për përdoruesin. Ndërkaq “CloudSix for DropBox” është tashmë i disponueshëm për “Windows Phone 8”.
2- “Adobe Revel”
“Adobe Revel” është prezantuar javën e kaluar vetëm për pajisjet “Android” e cila është një platformë për editimin dhe shpërndarjen e fotove. Ky aplikacion është pa pagesë ofron për një muaj ngarkim pa limit për fotot. Ky aplikacion vjen me “Adobe Photoshop Elements”, “Adobe Premiere dhe Lightroom”. Përdoruesit pas një muaji kanë një limit prej vetëm 50 ngarkimesh në qoftë se nuk kalojnë në versionin “Revel Premium”, i cili mundëson ngarkime pa limit. Ky aplikacion është i dispunueshëm për pajijset “Android”, “iOS”, “Mac” dhe “Windows Phone 8”.
3- “Wake Up and Smell the Bacon”
Ky aplikacion ju zgjon nga gjumi nën tingujt e kërcitjes së yndyrës së së proshutes së bashku me një zë shoqërues që reciton “baconisms”, si për shembull “Kjo proshutë tejkalon gjithçka që keni imagjinuar”. Aplikacioni është i disponueshëm vetëm për platformën “iOS”.
4- “Banter”
Ky aplikacion dërgon mesazhe dhe është krijuar nga Andrew Busey, një prej krijuesve të “iChat”. “Banter” ka disa hapësira bisedash ku përdoruesit mund të kryejnë biseda anonime me njëri-tjetrin. “Hapësirat” janë krijuar në disa tema dhe evente të caktuara. Ky aplikacion është disponueshëm për pajisjet “Android”.
5- “The Find”
Ky aplikacion është njën “dyqan” ku mund të porosisni produkte të ndryshme. Përdoruesit kërkojnë produktet në mënyrë manuale, nëpërmjet komandave zanore dhe skanimit të barkodeve. “The Find” është i disponueshëm për pajisjet “iOS” dhe “Android”.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Çfarë dua nga bota?
next article
Sakrifica e babait për të birin (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago