Sheqeri zë një vend të veçantë në çdo etapë të jetës sonë, që nga fëmijëria e deri më sot, por nuk duhet të harrojmë se edhe dëmi që i shkakton trupit është i madh.
Sheqeri bëhet shkak i prishjes së dhëmbëve tek fëmijët, i obezitetit dhe sëmundjeve të diabetit dhe të zemrës tek të rriturit. Krahas shëndoshjes së personit, ai mund të shkaktojë dhe kancerin.
Gjatë shekullit të fundit është vënë re një rritje e konsideruar në konsumimin e sheqerit. Sot në Gjermani mesatarja vjetore e konsumimit të sheqerit tek një person është 35 kg ndërsa në SHBA 27,6 kg. Kjo shifër shënon rritje sidomos në ditët e festave.
A mund të hani 16 kube të vegjël sheqeri përnjëherësh? Ndoshta mund t’i hani por mos harroni se kaq sheqer përmban edhe një kuti me Coca-Cola.
Sheqeri mund të shkaktojë rrudhosjen e fytyrës suaj me ndihmën e një procesi të njohur si glikacion. Procesi glikacion dëmton fibrat dermale. Në fund të kësaj, pas dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës krijohen rrudhat, lëkura humbet gjallërinë e saj. Nëse minimizoni sheqerin ju mund të rritni elasticitetin e lëkurës. Për këtë nuk duhet të bëni ndonjë kurë.
Njerëzit në Indi kanë 2 mijë vjet që e shndërrojnë pemën e bambusë në kristale sheqeri. Kur Aleksandri i madh shkoi në Indi u çudit nga mjalti i prodhuar pa ndihmën e bletëve.
Në vitin 1747 kimisti gjerman, Andreas Marggraf, zbuloi se sheqeri i gjendur tek panxhari është i njëjtë me sheqerin e gjendur tek bambuja. Në vitin 1802 filloi punën rafineria e parë e sheqerit. Në këtë mënyrë çmimi i sheqerit ra.
Ëmbëltuesit artificialë të përdorur tek lëngjet e ndryshme ju shëndoshin më shumë. Sipas një studimi të Universitetit Purdue minjtë të cilët pinë lëngje me ëmbëltues artificialë kanë marrë më shumë kalori se ato që i kishin pirë me sheqer.
Në vitin 1879 Shkencëtari Constantine Fahlberg, i cili punonte në laboratorin e Universitetit John Hopkins, zbuloi rastësisht sakarinën gjatë sintezës së disa lëndëve kimike. Shkencëtarit i mbeti në duar lënda e prodhuar në laborator dhe kështu shkoi në shtëpi.
Ndërkohë që po hante bukë, ai e kuptoi se buka ishte pak më e ëmbël megjithëse nuk i kishte hedhur sheqer. Pasi i bashkoi të gjitha pikat, Fahlberg e kuptoi se ëmbëlsia rridhte nga lënda e përftuar në laborator.
Lënda sukralozë e prodhuar kohët e fundit që nuk përmban kalori është zbuluar nga shkencëtarët ndërkohë që përpiqeshin të zbulonin një ilaç për insektet.
Ndërsa lënda më e ëmbël e prodhuar deri më sot “lugduname” është 200 herë më e ëmbël se sheqeri.
Sheqeri përbëhet nga molekulat e karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit. Sheqeri më i thjeshtë përmban glukozë, fruktozë dhe galaktozë. Sheqeri i përdorur nga ne është kristalizimi i sukrozës. Sukroza krijohet nga bashkimi i molekulës së fruktozës me atë të glukozës. Sheqeri është një nga lëndët themelore të karbohidrateve që gjenden më shumë tek gjallesat./Start/