Kompania “Sharp” nuk është edhe aq e njohur për telefonat inteligjent, por përpjekja e fundit nga gjiganti japonez i teknologjisë me të vërtetë duket mjaft interesante.
Disa media ndërkombëtare kanë shkruar se ky është telefoni më i bukur që kemi parë deri më sot.
“AQUOS Crystal” ka një ekran të pabesueshëm me diagonalen prej 5 inç duke i dhënë pajisjes një pamje pa asnjë mbështjellës metalik, çfarë jemi mësuar të shohim deri më sot.
Deri më tani ky model është parë në Azi, por tani do të jetë në të gjithë botën.
Ky telefon do të sjell një proces të linjës “Snapdragon” dhe “Android KitKat 4.4.2”.
Ndërkaq telefoni do të vij me motorin e zërit nga Harman Kardon për dëgjim cilësor të muzikës, kurse memoria e telefonit ofron vetëm 8GB.