Janë dhitë e egra të cilat me shkathtësinë e tyre dhe me dhuntinë që bënë dhe shkencëtarët të vihen në dilemë, ato thjesht sfidojnë gravitetin, bashkë me të dhe vdekjen. O këto dhi u thonë alpinistëve “kujdes, ne jemi zotë në këto maja”!
Fotografi Paolo Seimandi, 34-vjeç, kapi këtë moment zbavitës të dhive alpine (alpine idex) të cilat kishin vendosur të ngjiten në murin me tulla në Parkun Kombëtar Gran Paradiso në Italinë veriore.
Dhe dhitë nuk e kanë bërë këtë vetëm për t’i treguar aftësitë e tyre – mendohet se dhitë ushqehen kur lëpijnë gurët duke konsumuar në këtë mënyrë kripë dhe minerale.
Dhitë sfiduese të gravitetit zakonisht jetojnë në terrene shumë të pjerrëta dhe me gurë në lartësi mbidetare deri në 4,600m dhe nuk kanë frikë nga rënia qofshin ato duke u ngjitur apo duke zbritur nga penda. /alb-observer.com/