Adnan Januzaj ka deklaruar se qëllimi i tij është të bëhet lojtari më i mirë i Manchester United. 19-vjeçari nga Kosova ka debutuar në fillim të këtij sezoni me “Djajtë e Kuq” dhe ka grumbulluar deri tani 17 ndeshje në kampionatin anglez, duke fituar një vend në formacionin titullar të trajnerit David Moyes.
Duke marrë parasysh këtë fillim të mrekullueshëm të karrierës, Januzaj thekson se kërkon të bëhet lojtari më i rëndësishëm i skuadrës.
“Jam shumë i kënaqur me sezonin tim. Kam punuar shumë dhe kam fituar një vend në skuadrën e parë, por kam ende shumë gjëra për të bërë. Shpresoj të fitoj trofe dhe të bëhem lojtari më i mirë i kësaj skuadre”, tha Januzaj për faqen zyrtare të Manchester United që e ka shpalluar atë lojtarin më të mirë të janarit.
Para disa ditësh, tabloidi ‘The Sun’ publikoi se Adnan Januzaj ka zgjedhur që të luajë për kombëtaren angleze, duke hedhur poshtë kështu ofertën që iu paraqit prej FSHF-së edhe pse 18-vjeçari nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht lajmin.
/ Top Channel
Categories