Adnan Januzaj ka zgjedhur kombëtaren e Anglisë. Të paktën kështu shkruan sot tabloidi prestigjioz anglez “The Sun”.
E përditshmja britanike i kushton një ekskluzive çështjes së talentit shqiptar, duke iu referuar burimeve pranë lojtarit dhe trajnerit të kombëtares angleze, Roi Hodgson.
Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë refuzimi i vazhdueshëm i babait të Adnanit për të kontaktuar me drejtuesit e FSHF-së e ka një bazë konkrete dhe kjo ka të bëjë me përgjigjen pozitive që ai i ka dhënë përfaqësueses së “Tre Luanëve”.
Gjithashtu, nëse i referohemi deklaratës së “The Sun”-it, bien poshtë të gjitha përpjekjet e shqiptarëve, përfshirë edhe angazhimin e kryeministrit Edi Rama apo të zv.kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për të veshur kuqezi një ndër talentet më të spikatura për momentin në botën e futbollit.
Sipas ligjeve angleze, për të luajtur me këtë kombëtare Januzaj duhet të ketë të paktën pesë vjet qëndrim në Angli.
/Start/
Categories