Një kompani hekurudhore japoneze përuroi trenin e ri luksoz, në të cilën udhëtarët mund të realizojnë të gjitha dëshirat e tyre të parealizuara ndonjëherë më parë.
Treni i quajtur “Nanatsuboshi“, me shtatë yje ka një sallë pritjeje me piano dhe bar, një restorant dhe 14 suita private të udhëtimit.
Me dhoma të bollshme të pajisura me shtretër mbretërorë, me tavolinë pune, banjo të veçantë dhe tualet me dritare dhe me sistem ngrohës mjaft i rëndësishëm për japonezët.
Për dy persona një turne katërditor në ishullin e Kyushu në Japoni kushton deri 1.13 milionë Yen (rreth 9000 euro).
Faqja e internetit e kompanisë krenohet me finesën dhe dinjitetin e projektimit, një shkrirje e botëkuptimit japonez dhe perëndimor, një bashkëjetesë e modernes me të vjetrës.
Treni i ri fillon linjën nga tetori, ndërsa të gjitha vendet tashmë janë rezervuar deri në qershor të vitit 2014. /albeu.com/
EDITOR
11 years ago
previous article
Mercedes zbulon modelin që lëviz pa shofer (VIDEO)
next article
Kompasi
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago