Categories
Lajme FRI

“Kalliri i Mirësisë”, ndihmohen fëmijët nga familje me gjendje të rëndë sociale

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”,ka filluar projektin e shpërndarjes së 8000 palë teshave për fëmijët nevojtar. Ky projekt është pjesë e një fushate të gjerë ndërkombëtare të cilën e realizon organizata ndërkombëtare “Gjysmëhëna e kuqe” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Projekti ka startuar në Komunën e Çairit me shpërndarjen e 450 pakove për nxënës të moshës 6 deri në 11 vjeçare, ndërsa pritet të realizohet edhe në 15 komuna tjera si dhe nëpër institucionet shtetërore të cilët bëjnë përkujdesjen e fëmijëve pa prindër dhe personave me nevoja të veçanta.
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se ky projekt është më se i qëlluar duke e parë situatën në vend dhe nevojën për një projekt të tillë.
“Ky është projekt i radhës që realizohet në komunën e Çairit, po ashtu një bashkëpunim i radhës në bashkëpunim me shoqatën ‘Kalliri i Mirësisë’, dhe shfrytëzoj rastin ta falënderoj kryetarin e saj dhe ekipin për ndihmën e tyre që po e japin për fëmijët që kanë nevojë për veshmbathje. Është projekt i cili ndihmon situatën, ndihmon ata të cilët më së tepërmi kanë nevojë për ndihmë. Shpresoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me projekte të këtij karakteri sepse popullata jonë ka nevojë për kësi lloj ndihma”, deklaroi kryetari i Çairit, Mexhiti.
“Ne deshëm që realisht të përfshihen të gjithë shkollat dhe mos të koncentrohemi vetëm në një shkollë. Mendoj se ky numër flet për realitetin më të cilin ballafaqohet shoqëria jonë, me papunësi e me varfëri, pra kemi një numër të madh të rasteve sociale, dhe mendoj se është objektive ajo që vërejmë se në ndonjë shkollë do të ketë edhe mbi 50 persona që kanë nevojë për përkrahje apo ndihmë sociale”, deklaroi kryetari i shoqatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”, Rufat Sherifi.
Gjithashtu edhe drejtoresha e shkollës fillore “Hasan Prishtina”, Luljeta Qerimi, tha se shpreson që ky projekt do të ju ndihmon fëmijëve të cilët me të vërtet janë nevojtarë. “Sot shoqata humanitare ‘Kalliri i Mirësisë’, bënë shpërndarjen e pakove me veshmbathje nxënësve të cilët kanë nevojë. Nga shkolla jonë janë të përfshirë afër 50 nxënës të moshës 6-11 vjeç dhe shpresoj se ky projekt dhe kjo ndihmë do t’u ndihmon nxënësve të cilët me të vërtetë kanë nevojë dhe shpresojmë se kjo punë do të vazhdon edhe më tutje”, tha drejtoresha Qerimi.





 

Exit mobile version