Presidenti egjiptian i rrëzuar Muhamed Mursi ka kërkuar nga avokat të njohur dhe nga ish-rivali presidencial Muhamed Selim el-Awa për të kundërshtuar juridiksionin e gjykatës që po e gjykon atë.
“Presidenti nuk do të pranojë të gjykohet ose të marrë përfaqësim ligjor,” ka thënë Osama, djali i Mursit, për agjencinë Anadolu.
“Ai vetëm nga Al-Awa ka kërkuar të vërtetojë se gjykata nuk ka juridiksion për të gjykuar një president,” shtoi ai.
Mursi, të cilin në korrik e rrëzoi ushtria, këmbëngul se është president legjitim i Egjiptit.
Presidenti i rrëzuar dhe 21 të pandehurit e tjerë u paraqitën në gjykatë të martën për t’i përgjigjur akuzave lidhur me arratisjen në masë nga burgu gjatë kryengritjeve të vitit 2011.
Gjykata ka shtyrë çështjen deri më 22 shkurt.
Muhamed al-Damati, zëdhënës për avokatët që përfaqësojnë të pandehurit e tjerë në këtë çështje, u tha gazetarëve më parë se Mursi kishte kërkuar nga Al-Awa për të kundërshtuar juridiksionin e gjykatës.
Sipsas ligjit egjiptian, gjykata duhet të sigurojë një avokat për të pandehurin, nëse i pandehuri nuk e bën këtë.
Prandaj, gjykata pritet të insitsojë që Mursi të pranojë përfaqësim ligjor./mesazhi/