Shejh Jusuf El-Kardavi ka komentuar për herë të parë urdhër arrestin e lëshuar nga Interpoli.
Ai gjatë një bisede në televizionin Rabi’a deklaroi: “Dua t’u dërgoj një mesazh popullit egjiptian, arabëve dhe gjithë ummetit të Kuranit dhe Muhamedit a.s., dua t’u dërgoj një mesazh në këtë kohë, dua t’ju them që të jenë një ummet, mos merren me të tjerët, të ndihmohen mes veti, të jenë ashtu siç thotë Allahu i Madhërishëm: ‘Ky umet juaj është një ummet, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua’. Kjo na tregon se as ibadeti as devotshmëria nuk mund të arrihen pa unitet.
Ummeti duhet të jetë një. Nuk e kuptoj se me çfarë standarde dhe kritere punon Interpoli, mos vallë, ata i besojnë çdokujt që u thotë se filan personi ka bërë këtë dhe këtë? Vallë, si ka mundësi që unë t’i hap dyert e burgjeve dhe t’i nxjerr njerëzit që aty?”
Shejhu shtoi se ai jeton në Katar dhe se ka pasaportën e Katarit, dhe nëse në atë kohë do të isha në Egjipt ajo mund të shihet nga pasaporta ime. Ai me sarkazëm tha se si ka mundësi që një plak 88 vjeçar që ec me ndihmën e dikujt, mund t’i bëj të gjithë ato vepra për çka akuzohet.
Udhëheqësi i programit e luti shejhun që t’ju jap një mesazh tiranëve , atyre që në këtë rast i kanë bërë padrejtësi atij, në çka ai tha: “Unë ankohem tek Allahu për ta, Allahu e di se kush ka bërë padrejtësi dhe kujt i është bërë padrejtësi, Ai vendos drejtësinë, Atij nuk mund t’i fshihet asgjë.”
“Ne nuk u ankohemi njerëzve, por Zotit të tyre, unë pikëllimin dhe brengën time ia paraqes Allahut, lus Allaun e Madhërishëm që këtë ummet ta udhëzoj dhe ta ndihmoj në rrugën e drejtë”, është është ndër të tjerash Shejh Kardavi në intervistën dhënë televisionit arab Rabi’a.
(Islampress)
EDITOR
10 years ago
previous article
Si t’i largoni mitiserët (pikat e zeza dhjamore)?
next article
Histori pa ideologji
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago