Ministria e Vakëfeve dhe çështjeve islame në Katar, ka deklaruar se do të organizojë një konkurrs për Kuranin fisnik, për ata që nuk e flasin gjuhën arabe, konkurs i cili do të zhvillohet në disa vende  të ndryshme islame.
Kryetari i komisionit që do të organizojë konkursin, Nasir Sulejtij, deklaroi se ky konkurs synon që ti shërbejë librit të Zotit, synon të forcojë marrëdhëniet e myslimanit me Kuranin, të prezantojë popujt e ndryshëm myslimanë me njëri-tjetrin, forcimin e vlerës së solidaritetit dhe bashkëpunimin për punë të mira.
Ai tha se është zgjedhur Kroacia për të zhvilluar pjesën e parë të konkursit, i cili do të fillojë në Janarin e ardhshëm. Mandej, konkursi do të zhvillohet edhe në shtetet e tjera të Ballkanit, si Bosnja, Sllovenia dhe Maqedonia.
Komisioni në fjalë do të përballojë të gjitha shpenzimet e pjesëmarrësve në konkurs, do i shpërblejë ata me shuma monetare dhe për fituesit do të ketë shpërblime të ndryshme nga juria.
Konkursi do të zhvillohet në qendrën islame “Rika”, të ndërtuar nga vetë emiri i Katarit, shejh Xhasim bin Muhamed dhe që konsiderohet si qendra islame më e madhe dhe më e bukur në mbarë Evropën. /ardhmeriaonline/