Me siguri që keni dëgjuar që Microsoft Office 2013 ka arritur. Po kështu edhe Microsoft Office 365. Disa kanë thënë që ky i fundit është zgjidhje më e mirë, por mund të ju themi që mund të mos keni nevojë për asnjë prej tyre.
Office, natyrisht, është platforma softuerike që udhëheq botën e biznesit. Shumica e dyqaneve të vogla mbështeten në tre aplikacione kryesore: Word, Excel dhe PowerPoint. Duke pasur këtë parasysh, ja katër arsye se pse nuk keni nevojë që ta merrni versionin e ri të Office.
1. Një ndërfaqe e re nënkupton që duhet të mësoni sërish
Përsëri, Microsoft ka bërë disa ndryshime thelbësore në ndërfaqen e Office. Shumë nga to janë kozmetike (Ribboni për shembull i është ndërruar shumica e ngjyrës dhe thellësia e tij), por ka po ashtu edhe disa ndryshime në mënyrën që operon platforma.
Kjo jo domosdoshmërisht është një gjë e keqe (ka më pak rrëmujë), por përfaqëson një linjë të re të mësuari – dhe gjëja e fundit që doni është të shpenzoni kohë dhe para për të ushtruar veten dhe/ose punëtorët e juaj për të përdorur Office-in e ri.
2. Përditësimet mund të jenë bezdisje
Ashtu siç disa përdorues kanë treguar, ju mund të keni probleme kur të merreni me versionet 32 dhe 64 bit të platformës: “Microsoft thotë që një licencë Office 365 mund të mbulojë një përzierje të instalimeve 32- dhe 64-bit, por nëse jeni duke kaluar nga Office 2010, ju nuk mund të ndryshoni versionin e atij instalimi. Me fjalë të tjera, ju nuk mund të përditësoni versionin 32-bit të Office 2010 në versionin 64-bit të Office 365 dhe anasjelltas.”
Pse? Duket pak qesharake që Microsoft nuk mund të akomodojë konsumatorët të cilët tashmë janë duke përdorur versionin 32-bit të Office dhe e duan versionin 64-bit. Faktet këto janë.
3. Ende nuk ka version për Android ose iOS
Ndonëse Office 365 mbështetet pajisjet mobile, ai mbështet vetëm pajisjet mobile që kanë sistemin Windows. Kjo nënkupton që nuk mund të merrni Wordin, Excelin, për tabletin tuaj me Android ose iPad. Ai opsion mund të ju ofrojë zhvilluesve mobilë nxitje mjaft të madhe për përditësim, por derisa Microsoft ta shohë të arsyeshme që ta ofrojë (ende kjo është një “nëse” deri tani), nuk ka ndonjë përparësi mobile në Office 365.
4. Ka alternativa të lira dhe falas
Ndoshta arsyeja më e fuqishme për të mos kaluar në Office 2013 është ? Cmimi. Ndonëse Microsoft tani ofron një model mjaft të kenaqshëm për abonim, fakti është që ju mund të merrni një platformë të ngjashme për shumë më pak – madje edhe falas.
Në fakt, nuk janë më pak se pesë alternativa falas me burim të hapur të Office 2013. A do t’jua japin të gjitha mundësitë të cilat mund t’i gjeni në Office 2013? Jo. A do të ofrojnë ndoshta 90-100 për qind të mundësive për të mbuluar nevojat e shumicës së bizneseve? Po. Dhe nëse jeni të interesuar për ta pasur sinkronizimin cloud, mos harroni që mund të përdorni Google Docs dhe Zoho Docs. Edhe këto janë pa pagesë.