Propozimi i pjesës së rezolutës serbe për Kosovën që ka të bëjë me statusin dhe me pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, do të formulohet gjatë ditëve të ardhshme, shkruan gazeta “Novosti” e Beogradit.
Qëndrim parimor i KOS-it është se dialogu duhet të vazhdojë, porse është i domosdoshëm ndryshimi i pjesës së rezolutës që parasheh marrëdhënie kontraktuale ndërmjet KOS-it dhe autoriteteve në Prishtinë sipas shembullit të statusit të Vatikanit.
Pikënisje, sipas kësaj gazete, është se pasurinë e kishës duhet ta garantojë bashkësia ndërkombëtare. Ky dhe do të jetë thelbi i propozimit për ndryshimin e platformës së Serbisë për Kosovës.
Peshkopë të KOS-it të cilët debatuan gjatë dy ditëve të shkuara në Prizren dhe në Pejë kanë theksuar se në pjesën e rezolutës ku flitet për Kishën, praktikisht njihet pavarësia e Kosovës.
EDITOR
12 years ago
previous article
Dej-juthizmi i burrit në raport me bashkëshorten
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago