Pas pamjeve tmerruese që vërshuan mediat botërore para ca ditëve, ku disa gra egjiptase u përdhunuan në mënyrë grupore nga protestuesit në sheshin Tahrir të Kajros, dje me deklaratë për media dolën grupi i ashtu quajtur Koalicioni Islamik, të cilët deklarojnë se ndjehen të shqetësuar për pamjet që po përcjellën nga gjendja aktuale në Egjipt.
Në deklaratën e lëshuar për media thuhet:
Koalicioni islamist (KI) i kërkon Prokurorirës publike që të merr parasysh gjitha thirrjet për demostata të dhunshme, sabotazhë dhe bllokim të rrugëve dhe vijave hekurudhore, poashtu kërkon edhe nga mediat e shkruara dhe elektronike që t’u përmbahen standardeve profesionale dhe të kenë kujdes në publikimet e tyre dhe mos të shërbejnë si zëdhënës të kampanjës antirevolucionit por edhe mos të shërbejnë si nxitës të kampanjës kundër revolucionit, thuhet në prononcim, njofton albtime
Në këtë njoftim ata gjithashtu ftojnë Ministrinë e Vakufëve dhe gjithë organizatat tjera islame që të ftojnë popullin e Egjiptit që të ruajnë vlerat e mirësisë, dhembshurisë dhe tolerancës, të heqë dorë nga dhuna dhe urrejtja; dhe të riafirmojë shenjtërinë e gjakut, pronës publike dhe asaj private, dhe të mbajë lart vlerat e patriotizmit dhe shqetësimin për sigurinë e atdheut.
Koalicioni islamik kërkon nga autoritetet që menjëherë të sjellin para drejtësisë kriminelët që dhunuan ose sulmuan dhjetëra gra egjiptase në Sheshin Tahrir, në mënyrë që të qetësojnë zemrat e egjiptasëve. Në të vërtetë nga ky koalicion janë thellë të tronditur kur po i shohin simbolet e regjimit të korruptuar në Sheshin Tahrir – si simbol i Revolucionit duke festuar përvjetorin e dytë.
KI është kundër çdo proteste që negativisht ndikon në interesat e qytetarëve dhe bllokon rrugët dhe hekurudhat. Gjithashtu, autoritetet duhet patjetër të ndërmarrin masa për lirimin e sheshit Tahrir për të siguruar qarkullimin e lirë të makinave dhe këmbësorëve.
Nënshrkues të këtij qëndrimi janë disa organizata prestigjioze të Egjiptit dhe një numër i madh i partive politike, ne mesin e të cilëve, organizatat: Trupi islamik për të drejta dhe reformim, Fakultetet islamike, Vëllazëria muslimane, Asociacioni i dijetarëve sunitë, Fronti i dijetarëve të Az’harit, Asociacioni për rilindje dhe reformim, Sindikata e imamëve dhe Fronti selefist.
Gjithashtë këtë akt e nënshkruan dhe përkrahën edhe partitë politike si Partia për Liri dhe Drejtësi, Partitë Asala, Vatan, Partia për ndërtim dhe zhvillim, Partia Reformiste, Partia Vasar dhe Partia popullore. /albtime
Categories