Categories
Lajme FRI Ramazani

KONCERT ME ILAHI NË KUMANOVË, PËR NDER TË BAJRAMIT TË FITRIT

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, organizoi një koncert me ilahi me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe festive, duke mbledhur një numër të madh të pranishmish. Mbrëmja filloi me lexim nga Kurani nga hafizi Armend Beqiri.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës Edukative “Vllaznia”, Ajhan Abazi, i cili theksoi rëndësinë e organizimeve të tilla në ruajtjen dhe forcimin e vlerave fetare dhe komunitare. Më pas, fjalën e mori edhe kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, Memedali Limani, i cili potencoi rolin e rinisë në realizimin e aktiviteteve me karakter edukativ dhe shpirtëror.
Pjesa artistike u pasurua nga interpretimet e ilahive nga Avni Nebiu, Armend Beqiri, Nafidan Miftari dhe Nderim Alimi, të cilët krijuan një atmosferë të veçantë për të gjithë të pranishmit.
Në kuadër të këtij aktiviteti u realizuan edhe pjesë zbavitëse si dhe u shpërndanë dhurata për fëmijët, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë.
Ky aktivitet u mirëprit nga publiku dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm në jetën shpirtërore dhe kulturore të qytetit të Kumanovës.
Kumanovë, 19 mars 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version
Forumi Rinor Islam - FRI

FREE
VIEW