KONKURS PËR BURSA PËR VITIN AKADEMIK 2022/23

Forumi Rinor Islam shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe shkollarë të mesëm për vitin akademik 2022/23.

APLIKIMI

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (deri diplomik) shtetas të RMV, që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve Shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Ndërkombëtar  Ballkanik, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe shkollarë të mesëm shtetas të RMV  që mësojnë në RMV.

KUSHTET TË CILAT DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA:

  • Nota mesatare për student 8.5
  • Nota mesatare për nxënës 5.0
  • Studenti të mos ketë përsëritur asnjë vit (të mos ketë riregjistruar katrorin me përjashtim në raste specifike të cilat duhet t’i vlerëson komisioni përkatës për këtë çështje).
  • Të mos jetë shfrytëzues i bursave që ndahen nga institucione të tjera.
  • Drejtimet deficitare (të vlerësuara si të tilla nga komisioni i degës përkatëse) do të kenë përparësi.
  • Nxënësit të cilët mësojnë jasht qytetit të lindjes (vendbanimit) do të kenë përparësi.
  • Në qytetin e Tetovës, bursa do të shpërndahen vetëm për nxënës.

 

DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR APLIKIM:

  • Fotografi
  • CV (biografi).
  • Letërnjoftimi (fotokopje).
  • Indeksi (fotokopje) faqet 1-2 dhe notat ose transkriptë.
  • Dëftesë e vitit të fundit për nxënësin (fotokopje).
  • Vërtetim prej fakultetit se jeni student/e i/e rregullt.
  • Dëftesë të vitit katërt për studentët që kanë regjistruar vitin e parë të studimeve.
  • Vërtetim për regjistrimin e semestrit të fundit.
  • Vërtetim nëse merr ndihma sociale.
  • Plotësimi i formularit (për të dhënat personale) nga Forumi Rinor Islam.

*Formularin mund ta shkarkoni nga këtu: Formulari – Bursa studentore

  • AFATI I DORËZIMIT (PRANIMIT) TË DOKUMENTEVE BËHET PREJ 07.09.2022 DERI MË 23.09.2022, NUMRI I BURSAVE ËSHTË I KUFIZUAR.
  • DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT BËHET PERSONALISHT NGA APLIKUESI ME DOKUMENT IDENTIFIKIMI.
  • PËRGJIGJA PËR PRANIM DO TË BËHET NË AFAT PREJ 15 DITËSH NGA DITA E SKADIMIT TË AFATIT TË DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT.

 

VËREJTJE:

STUDENTI/NXËNËSI QË NUK DO TA KETË TË KOMPLETUAR DOKUMENTACIONIN NUK DO T’I MERRET PARASYSH APLIKIMI.

 

  • DORËZIMI I DOKUMENTEVE TË BËHET NË ADRESAT E DEGËVE TË FORUMIT RINOR ISLAM NË:

 

Shkup:  Zyra e degës së Shkupit, adresa: Cairska nr 1;

Email: shkupi@fri.org.mk

Numër kontakt: 071884791

Kumanovë:  Zyra e degës së Kumanovës, adresa: Rr. Karl Marks nr. 60;

Email: kumanova@fri.org.mk

Numër kontakt: 070661377

Tetovë:  Zyra e degës së Tetovës, adresa: Rr. Jane Sandanski nr. 64,

Email: tetova@fri.org.mk

Numër kontakt: 071543565

Gostivar:  email: zurijet.sulejmani@fri.org.mk

Numër kontakt: 071913841

Kërçovë:  Zyra e degës së Kërçovës, adresa: H/R Arabella, kati i 2-të,

Email: kercova@fri.org.mk

Numër kontakt: 071543603

Prilep:  Zyra e degës së Prilepit, adresa fsh. Cërnilishtë,

Email: prilepi@fri.org.mk

Numër kontakt: 078459302

 

Orari i paraqitjes  dhe dorëzimit të dokumenteve gjatë ditëve të punës në adresat e lartëshënuara  është prej: 1100-1500.