Aneksimi i Krimesë nga Rusia nxori në qarkullim edhe një krahasim të ri absurd të Kosovësme një vatër krize, si pasojë e agresionit imperial rus, me atë të Krimesë, po edhe të Ukrainës Lindore. Këtë krahasim fillimisht e lancoi vetë presidentirus, Vladimir Putini. Ndërsa, ambasadori i tij në Tiranë, Leonid Abramovi, e ka krahasuar intervenimin e armatës së Ukrainës në lindje të vendit ndaj populllsisë rusofone, si të ngjashëm me intervenimin e armatës serbe në Kosovë! Rusët po aneksojnë, po shkaktojnë çrregullime në Ukrainë dhe pastaj po luajnë majtap,duke përmendur emrin e Kosovës!
Përveç kalkulimeve diplomatike që bëjnë rusët, kjo ka të bëjë me një defekt të madh lidhur me Kosovën: nuk është qartësuar ende sa duhet rruga e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Ky është një problem serioz për shtetin tonë.
E keqja është se edhe para këtij krahasimi që bëjnë rusët me vatrat e krizave që i shkaktojnë vetë në truallin e Ukrainës, Kosova është krahasuar me lloj-lloj krizash e vendesh edhe nga aleatët e saj. Krahasime absurde janë bërë meTirolin, me Kataloninë me dy Gjermanitë, etj. Kjo përzierje e elementeve të krizave, duke bërë përpjekje që prej tyre të shpjegohet lufta çlirimtare e Kosovës dhe rruga e shtetndërtimit të saj, e ka rritur konfuzionin ndaj saj dhe prej këndej edhe bllokimin e pranimit të saj si shtet prej shumë shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare.
Megjithatë, mbette e ngritur pyetja: a ka qenë e ngjashme me ndonjë krizë tjetër kriza e Kosovës dhe rruga e saj e shtet ndërtimit? Mua më duket se po. Kosova mund të krahasohet më së miri me Algjerinë, në përpjekjet e saj për çlirim e pavarësi. Shikojini ngjashmëritë: Franca e pati aneksuar Algjerinë dhe e pati shpallur pjesë të shtetit francez, (1848) edhe pse algjerianët nuk ishin me asgjë francezë. Ashtu pati bërë edhe Serbia me Kosovën (1912.) Serbia pushtoi tokën e shqiptarëve, të cilët ishin një popull krejt tjetër me gjuhë, me kulturë, me fe e me gjithçka, ashtu sikur ishin të ndryshëm edhe algjerianët në raport me francezët. Franca pati imponuar një regjim segregues e diskriminues në Algjeri, ashtu që liritë dhe të drejtat e kolonistve francezë nuk vlenin për “qytetarët francezë” që ishin etnikisht algjerianë. Njësoj pati bërë Serbia me shqiptarët në Kosovë.Pati sjellë kolonistë dhe u pati dhënë statusin e qytetarëve të rendit të parë, duke u dhënë privilegje të mëdha. Për të mbrojtur privilegjet e tyre, Serbia(dhe Jugosllavia) me ligj pati ndaluar madje edhe shitblerjet ndërmjet shqiptarëve e serbëve. Pas fillimit të rezistencës guerile dhe asaj të armatosur algjeriane, Franca përdori Armatën në taktikat e saj të terrorit ndaj popullit algjerian. Njësoj ka bërë edhe Serbia në Kosovë, duke përdorur armatën në ushtrimin e terrorit, të vrasjeve në masë të civilëve, të djegies së vendbanimeve shqiptare dhe të spastrimit etnik. Franca pati armatosur edhe kolonistëte kolaboracionistët. Nësoj pati bërë edhe Serbia, veçmas në vitet nëntëdhjetënë Kosovë. Franca pati përdorur edhe Legjiionin e të Huajve për terror e masakra ndaj popullsië civile. Të njëjtat taktika terrori ka përdorur Serbia nëvitet 1998/1999 me formacionet paramilitare, që kanë qenë të ngarkuara për të ushtruar terror e masakra ndaj popullsisë civile.
Dallimi i vetëm në këtë mes është se qytetarët francezë, iu kundërvunë politikës së terrorit e të gjenocidit të shteti të vet, kur e kuptuan dhe u deklaruan me plebishit për largimin e shtetit francez nga toka algjeriane. Dhe nga ai disponim u prodhua edhe politika e De Golit, që e pranoi realitetin me marrëveshjen e vitit 1962. Ndërsa qytetarët e Serbisë, edhe pse e kuptuan të vërtetën, masivisht u solidarizuan me politikën e shtetit të vet kundër shqiptarëve të Kosovë.Rrjedhimisht, në Serbi nuk nuk mund të lindte një De Gol serb. Prandaj u desh intervenimi i NATO-s për ndaljen e gjenocidit të saj ndaj shqiptarëve dhe largimin e saj nga Kosova. Por, Serbia e Rusia nuk e pranojnë këtë realitet.Prandaj i luajnë letrat si t’u vjen për mbarë, duke e instrumentalizuar tregimin për Kosovën në projekte e tyre imperiale e pannsllaviste.
Prandaj, politika shqiptare e Kosovës dhe politika shqiptare në përgjithësi, duhet të ndërtojë sa më shpejt një narracion të vetin lidhur me Kosovën, historinë e saj të aneksimit nga Serbia, të luftës për pavarësi dhe të çlirimit të saj. Kjo do të pengonte propaganduesit militarë rusë që që mos e përdorin në mënyrë kaq abuzive Kosovën, sa herë duan të arsyetojnë politikat e tyre të agresionit,duke i maskuar pas një shembulli krejtësisht joadekuat. Ata këtë e bëjnë për të përfituar vetë e njëherësh për ta dëmtuar Kosovën.
EDITOR
11 years ago
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago