Categories
Lajme

Kryeministri Rama në Katar, thirrje sheikëve për të investuar në Shqipëri

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, në rrjetin social ‘Twitter’, ka shkruar se gjatë vizitës së tij në Katar do t’i prezantojë  sheikëve arsyet pse duhet investuar në Shqipëri.
“Ditë takimesh në Katar për të treguar Shqipërinë që rilind dhe masat e reja për thithjen e investimeve të huaja”, shkruan Rama në ‘Twitter’
Kryeministri Rama bën të ditur se gjatë kësaj vizite shoqërohet nga anëtarë të kabinetit qeveritar, “për investime strategjike me Autoritetin e Investimeve të Katarit”.
Rama konfirmon se edhe kryeministri i Katarit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Exit mobile version