Forcat ukrainase të sigurisë sot filluan me aksionin kundër grupeve proruse të cilët në Sllajvansk në lindje të vendit i okupuan ndërtesat e policisë dhe Sigurisë shtetërore.

Presidenti ukrainas i bëri  thirrje  banorëve e qytetit të qëndrojnë më larg nga dritaret dhe ballkonet e shtëpive.

Ministri i Punëve të Brendshme Arsen Avakov kumtoi se forcat e sigurisë kanë filluar me “aksionin antiterrorist me qëllim të ndërprerjes së aktivisteve të separatistëve” në Sllavjansk.

“Me aksionin udhëheq njësiti antiterrorist i shërbimit shtetëror për siguri”, shkroi Avakov në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se në Sllavjansk janë dërguar pjesëtarë nga të gjitha njësitet e sigurisë nga tërë shteti.

Një grup prej 20 personave të armatosur dje e okupuan fillimisht ndërtesën e policisë në Sllavjansk, ndërsa më vonë edhe ndërtesën e Sigurisë shtetërore. Protestuesit prorus vendosën pika kontrolli në rrugët të cilat të çonin drejt qytetit Sllavjans, njoftohet për të plagosur edhe në mesin e forcave separatiste proruse.