Një i pastrehë është veshur me rroba të shtrenjta dhe ka dalur në rrugë të kërkojë lëmoshë, e më pas edhe me rrobat e tij të përditshme. Kë kanë ndihmuar qytetarët më shumë?
Sandy, një i pastrehë që endet nëpër rrugë duke kërkuar lëmoshë është marrë nga një i ri që i ka ndryshuar pamjen, i ka blerë rroba të reja dhe ka dalur në rrugë për të kërkuar para, në kuadër të një ekperimenti.
Reagimi i qytetarëve është befasues, duke i dhënë atij më shumë para se sa kërkonte, e madje edhe një i varfër ka dashur t’i japë paratë e fundit që kishte.
Më vonë në video shohim një inçizim që Sandy dhe djaloshi kanë bërë më herët ku shihet Sandy i përditshëm dhe në të njëjtin vend kërkon para me pyetjen e njejtë, por pa rënë në vesh të askujt.