Njerëzit pa njerëzoren e tyre nuk marrin epitetin njerëzor, por tokësor. Bota pa njerëzit nuk është botë, por thjesht planeti tokë. Bota reale sot është ajo virtuale. Realiteti iluzionar brenda saj është aq atraktiv saqë ne krijojmë identitete të shumta e të ndryshme dhe ato I bëjmë tatuazh në shpirtin tonë që të identifikohemi me njëri-tjetrin.
Mirëpo, sa reale janë identitetet e krijuara !?
Sepse ne krijojmë atë që ne dëshirojmë, një person jo fizik me parametra dhe preferenca sipas dëshirave tona të errëta. Kjo ndodh më së shpeshti nëpër rrjetet sociale. Të errëta sepse sondazhet e disa asociacioneve të ndryshme tregojnë se teknologjia dhe interneti nuk shfrytëzohen për qëllime pozitive, por përkundrazi, si arma më e përsosur kundër natyrës njerëzore.
Teknologjia është mikroskopi I cili na mundëson ta shohim universin e pafund me bukuritë e tij madhështore, dhe kështu aq sa na afron me të, aq na largon nga vetvetja. Bën çmos që të mos e njohim veten. Na bën aq atraktive botën e jashtme sa ne harrojmë se jemi qenie që gravitojmë duke u magjepsur pas universit që për sytë tanë është abstrakte dhe duke e anashkaluar realitetin konkret të qenësisë sonë. Vetë anatomia e njeriut është univers në vete, që rrallë kush interesohet të dijë dhe ti shohë madhështitë e tij. Ne qoftë se nuk ke sy që sheh vetveten, të siguroj se me ata sy që po e sheh universin janë iluzionisht të verbër.
Pra, ne vetëm duhet të mësojmë përsëri se cka është primare dhe cka është sekondare, kemi harruar ti peshojmë gjërat siç duhet dhe ti vendosim ku duhet. Për shkak të mungesës së kontrollit të vetvetes,të fjalëve,të ndjenjave, njerëzit I frikësohen reales dhe ballafaqimit me të, askush nuk e dëshiron dhimbjen,vuajtjen, mirëpo të gjithë e duan realen.
A thua vallë përse duhet të vdesim që të jetojmë?!
Njëra ndër pikëpyetjet më të mëdha të cilat vendet lindore në veçanti i parashtrojnë pa i përjashtuar vendet dhe shtetet tjera të globit, thonë se: A do të jetë i gjallë religjioni në të ardhmen dinamike mes njerëzve?!
Supozohet se: Jo.
Për arsye se teknologjia do ti thjeshtësojë aq shumë problemet teknologjike dhe si pasojë, njerëzit duke mos lexuar dhe mos patur kontakt me religjionin do të jetë e vështirë ta kuptojnë atë, ndërsa do ta kenë shumë më të lehtë ta kuptojnë strukturën dhe funksionimin e një roboti hibrid. Dhe kështu njerëzimi do të mundohet ta jetësoj teknologjinë dhe jeta do të vdes nga mosprezenca e Besimit.
Në njëfarë mënyre ne e ndjejmë të vërtetën por egoja nuk na lë ta pranojmë, e ndiejmë kur punojmë, kur vrapojmë , kur bisedojmë, kur shkojmë në shkollë e kur bimë gjumë,e kuptojmë qartë, se jemi skllevër të asaj jete pa jetë!
E vërteta është se ne duhet thellësisht të mendojmë, të shohim jo me sy të ballit, por me mendje dhe zemër, këto janë sytë e tanë të vërtetë!
Ta shfrytëzojmë prezencën e njeri tjetrit, të ngopemi me dashuri nga të gjithë ata që i njohim e nuk I njohim, sepse e nesermja mund të jetë shumë vonë. Mos humbisni kohë të flisni, koha flet vet.Piktura ime ka shumë teknikë, mirëpo ka edhe shpirt. Mozaiku botëror përbëhet nga pikturat tona, andaj të i pikturojmë ato sa më mirë!
EDITOR
10 years ago
previous article
FRI – Sektori i Femrës organizoi tribunë në Shkup
next article
"Vlera e kohës nga këndvështrimi Islam"
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago