Categories
Lajme

Kurti është pro shamive në shkolla

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, shpjegoi arsyen përse nuk i janë bashkuar protestave të organizuara javëve të fundit nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Ai tha se Vetëvendosje kur rrokulliste veturat e EULEX’it dhe ky mision arrestonte aktivistët e tyre, shumë persona fërkonin duart.
“Tash kur EULEX’i preku ata, çohen në protesta. Ne kemi kundërshtuar ardhjen e EULEX’it edhe para se ata të vinin”, tha Kurti në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Ai ka shpjeguar arsyen se pse nuk beson në punën e EULEX’it.
“E çfarë bëri EULEX’i, punën e parë që bënë ishte arrestimi im në bazë të dosjeve të ish UNMIK-ut”.
Arrestimin dhe burgosjen e disa zyrtarëve të lartë për korrupsion, Kurti e quajti “arrestim të disa peshqve të mëdhenj, por jo peshkaqenëve të mëdhenj”.
Ai tha se arrestimet janë duke u kryer vetëm ndaj kundërshtarëve të Kryeministrit Hashim Thaçi.
“Vetëm shikoni personat që po arrestohen, të gjithë janë kundërshtarë të tij ose që i duhen më pak tash Thaçit”, u shpreh Kurti.
Fatmir Limajn e ambasador Sylejman Selimin ai i cilësoi si kundërshtarë të Thaçit, kurse për Sami Lushtakun, kryetarin Skenderajt e cilësoi si “të përdorur nga Thaçi”.
Ai tha se partitë opozitare kanë mundësi të bllokojnë ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, por nuk e bëjnë këtë.
“Sot iu thash në Komision për Politikë të Jashtme. Të presim ratifikimin nga Serbia. Të presim vendimin e Bundestagut gjerman. E kur ne nuk e ratifikojmë edhe gjermanët kanë më shumë argumente të mos lëshojnë pe Serbisë”, tha Kurti.
Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë
Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes heziton të japë cilësim ndaj debatit të fundit për fe nëse prokuroria duhet të marrë masa ndaj predikuesve të fesë, duke pasur si referencë deklaratat e Hoxhë Irfan Salihut.
Kurti tha se nuk pajtohet me deklaratat e tij, por hezitoi të thotë nëse prokuroria duhet të marrë masa.
“Debatet fetare na kanë dal kur deshën ta shesin postën, tash po dalin sërish debate të tilla kur duan të shesin Trepcën. Këtë po e bënë ShIK-u”, tha Kurti.
Lidhur me mësim besimin në shkolla, Kurti tha se Vetëvendosje është për mësim besimin mbi fetë por jo fenë.
“E mësimin nuk duhet ta japë as hoxha as prifti, as rabini e as shehu”. Kurti tha se është që vajzave t’u lejohet bartja e shamisë mbi moshën 16 vjeç.
“Me rëndësi është çfarë ke në kokë e jo çfarë mban mbi kokë. Më shumë po merremi me paraqitjen sesa me përmbajtjen”.
“Unë rrjedh nga një familje me besim islam, por vet nuk jam praktikues i devotshëm i ritualeve”, tha Albin Kurti.
Ja pse e vura kravatën në ShBA
Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes shpjegoi edhe debatin e fundit për kravatën e tij gjatë vizitës në ShBA.
Ai tha se arsyeja përse ka vënë kravatën gjatë asaj vizite është vetëm për respekt të palës mikpritëse.
“Unë nuk e kam qejf kravatën”, tha ai. Kurti deklaroi se në SHBA vetëm dy ditë e gjysmë e ka vënë kravatën në Kongres e senat e dhjetë ditë të tjera nuk e ka bërë.
“Jo që të dukem me kravatë por të mos dallohem sepse në Kongres edhe pastruesi ka kravatë”. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version