Dy tubime pro dhe anti Erdogan janë zhvilluar dje në Tiranë ku për pasojë janë shoqëruar në polici edhe disa të rinj. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në mbështetje të kryeministrit turk Taip Erdogan, Partia Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR), organizoi një tubim me mbështetjen e disa dhjetra qytetarëve.
Kreu i PLSHR, Edmond Vlashaj në fjalën e tij u shpreh se populli shqiptar do te mbeshtese popullin vëlla turk për çlirimin e sheshit ‘Taksim’ nga shkatërruesit
“Do të jemi bashkë si në vitin 1997, kur kryeministrja Tansu Çiller garantoi paprekshmërinë e Republikës së Shqipërisë. Do të jemi bashkë si në 1999, kur Ushtria Turke dha një ndër kontributet më kryesore për çlirimin e trojeve shqiptare të Kosovës; ashtu edhe kësaj radhe, ne do të jemi bashkë me vëllain tonë Rexhep Tayip Erdogan dhe me popullin vëlla turk për çlirimin e sheshit ‘Taksim’ nga shkatërruesit”, tha Vlashaj.
Ndërkohë në të njëjtën kohë rreth 30 të rinj të tjerë, që ndodheshin në sheshin Nënë Tereza, u tubuan po dje për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi duke mbajtuar në duar parrullat “Poshtë fashizmi!”. Policia e Tiranës ka shoqëruar tre të rinj duke i akuzuar se kanë hedhur parulla fashiste në publik. /albeu.com/