Kush e krijon frikën?
Duke analizuar dhe komunikuar me veten rreth frikës , burimeve të saj dhe pasojave që dalin nga ajo njerëzit mund të vijnë në përfundime të shumta rreth saj.
Shumë shkencëtarë dhe njerëz të suksesshëm kanë folur për këtë çështje, si një çështje e cila I frustron njerëzit në realizimin e dëshirave dhe qëllimeve të tyre personale. Kjo çështje paraqitet në të madhe edhe tek ne.
Nëse i analizojmë dy situata të kundërta do të vijmë në përfundim të burimeve të frikës, sgurisë/vetëbesimit dhe pasojave nga to.
Situata 1.
Kur shkojmë të kryejmë ndonjë punë që mvaret nga ne, për të cilin kemi prapavijë dmth burime edukative, financiare, siguri në vete, përkrahje nga personat me të cilët duhet të bashkëpunojmë etj. Çka bëjmë në këto situata? Ne me plotë vetëbesim shkojmë tek personat dhe kërkojmë ose ofrojmë atë që mendojmë të ofrojmë ose kërkojmë. Jemi të sigurt se ata do të na përkrahin, nuk do të na refuzojnë, do të na ndihmojnë..
Dmth, shkojmë dhe veprojmë duke patur një nivel të lartë të vetëbesimit se qëllimi do të realizohet.
Situata 2.
Duam të shkojmë të krijojmë bashkëpunim me dikë që nuk e njohim. Dmth, nuk e dijmë se a do na përkrahë, ndihmojë, presë mirë…
Çka ndodh në këta lloje të situatave? Ne mund edhe mos të shkojmë në veprim. Duke u frikësuar se do të jemi të refuzuar, të pritur keq dhe do të dështojmë. Por, a ka garancë për dështim ose sukses? Jo. Pasiqë nëse nuk shkohet në veprim dështimi është i garantuar, ndërsa nëse veprohet dështimi ndodh çpr ka gjasa edhe mos të ndodhë, por duke përsëritur veprimet dështimi mund të humbet dhe të kalohet në sukses, qoftë edhe e gjatë rruga e suksesit.
Çka dëshirohet të thuhet me këtë analizë: frika vjen nga mos besimi në atë që dëshrion dhe duhet ta bësh dhe në msbesimin në veten tënde ose nivelin e ulët në vetëbesim,. Frika është e barabartë me dështim të garantuar. Ajo nuk na çon përpara por vetëm për mbas. Frika na e ul nivelin e vetëbesimit, sigurisë, vullnetit, veprimit, shprehjes, ideve…
Kjo frikë është ngulitur në trurin tonë nga situatat e mëparshme të cilat kanë zënë vend negativ në trurin tonë. Fjalë nga njerëz përreth nesh, lajme nga të njohur ose të largët. Siç thotë Robin Sharma “gënjeshtra nga bota”.
Nëse njerëzit duan ta heqin ndjenjën e frikës, dhe medoemos që duhet ta heqin, që të kenë jetë më të lumtur për veten dhe të tjerët, duhet të mendojnë në këtë mënyrë:
1. të pyesim veten: – prej çka kam frikë që nuk mund të shkoj në veprim?
– kush është ai/ajo me të cilin duhet të ballafaqohem?
– çka ka ai/ajo më tepër se unë?
– çka mund të ndodhë pas bisedës/veprimit?
Duke u përgjigjur në këto pyetje mund të vijnë në përfundim se:
– përgjigjëja 1. si do të paraqitem përpara bashkëbiseduesit, si do të jetë përshtypja e parë e tij/saj për mua, mundësia se do të më refuzojë, bërtasë, injorojë, mos më përkrahë ose shprehë gatishmëri për të më ndihmuar…
– përgjigjëja 2. drejtor, profesor, rektor, biznesmen, funksioner i lartë…
– përgjigjëja 3. famë, integritet, autoritet, pasuri, ego më të lartë, sjellje të keqe, tip refuzues…
– përgjigjëja 4. mund të refuzohemi, qortohemi, përkrahemi, bashkëpunojmë…
Këta përgjigje çojnë deri në shfaqjen e frikës dhe komponentave të saj, që janë si shkak i dështimit ose mos veprimit të njeriut, e që çon në lodhje dhe plogështi psiko-fizike, mendime negative, energji negative, depresion…
Por, nëse shkohet në një mënyrë tjettër të të menduarit, duke mos patur paragjykime, duke menduar pozitivisht, duke menduar se edhe ata janë njerëz sikurse ne, se jemi të barabartë me ta, se asgjë tjetër pos njohurive të fushave ku veprojnë nuk kanë më tepër se ne, se edhe nëse na refuzojnë nuk dmth se do dështojmë, por thjeshtë do vazhdojmë të kërkojmë bashkëpunim ose veprimtari me tjerë njerëz, se disa herë nuk na thonë JO neve por vetë situatës, ose nuk e dimë se çka mund të ndodhë në jetën e tyre personale dhe e reflektojnë pakënaqësnë drejt nesh…Sikur njerëzit të mendojnë kështu dhe ti shkojnë frikës mbas e ta përballojnë do të shohin se frikat vetë i krijojnë.
Frika nuk egziston por njeriu vetë e krijon atë ose nga përvojat e jetës ose nga thëniet dhe përvojat e të tjerëve….
Dhe për në fund kisha thënë, se frikat e përballuara çdo ditë e nga pak janë frika të eliminuara dhe duhet të festohet si veprim i tillë. Me këtë rast truri i njeriut regjistron se ajo nuk egziston dhe se me praktikë arrihet çdo gjë, çoftë edhe pas disa dështimeve të ndodhura.
Njeriu është ai që e krijon ose nuk i lë vend frikës në trurin e tij.