Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi ligjëratën e radhës në Qendrën e FRI – së, në Shkup.
Ligjërata filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafëz Uvejs Murtezi, duke vazhduar edhe me një fjalë përshëndetëse nga nikoqiri i këtij aktivitetit, kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri.
“Kush je ti?” ishte tema e radhës e cila u ligjërua nga Ramazan Tamer, edukator dhe shkrimtar nga Republika e Turqisë. Përgjatë ligjëratës të pranishmit kishin mundësinë që të dëgjojnë këshilla se si formohet identiteti i një njeriu dhe se si duhet të mbrohet po i njëjti.
Shkup, 3 janar 2023