Kuvajti do të depozitojë 2 miliard dollarë ndihma në bankën qendrore të Egjiptit, njoftoi guvernatori i bankës qendrore Egjiptiane.
Hisham Ramez i tha rrjetit televiziv Al Arabiya se paratë do të qëndrojë në bankën qendrore për pesë vjet.
Një krizë politike që filloi kur ushtria përmbysi Presidentin Muhamed Mursi më 3 korrik, ka thelluar edhe më tej ekonominë e Egjiptit.
Në korrik, Kuvajti u zotua që të sigurojë 4 miliard dollarë ndihmë në Egjipt, gjë që përputhet me premtimet e bëra nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmë grusht shtetit.
Agjencia shtetërore e Lajmeve e Kuvajtit njoftoi se vendi do të depozitoj dy miliardë dollarë në bankën qendrore, 1 miliardë në grante dhe 1 miliardë në produkte të karburanteve. Kuvajti ka mbështetur grusht shtetin e Egjiptit dhe ka përshëndetur shtypjen e dhunshme të protestave, duke i quajtur ato si “rrezik për stabilitetin”. /mesazhi/
Categories