Categories
Lajme FRI

Llamba pa tela “Li-Fi”

Për herë të parë zbulohet në Shangai llamba pa tela, e cila nuk ka më nevojë për rrymë elektrike që të ndriçojë.
Sipas ekspertëve kinezë, llamba e quajtur “Li-Fi”, punon më shpejt se sa e gjithë shpejtësia e internetit në Kinë.
Një llambë e tillë, ka fuqinë sa katër kompjuterë së bashku.
Grupi i shkencëtarëve në Kinë, thonë se llamba i lëshon vetë rrezet wi-fi.
Kërkuesit e universitetit “Fudan”, në Shangai, shpjegojnë se falë mikroçipit LED që ka kjo llambë, bën që ajo të punojë shumë më shpejt se sa interneti pa tela (wireless) në Kinë, me plot 150 megabites për sekondë.
Sipas shkencëtarëve, llamba “Li-Fi”, ka efekt që të ndezë edhe katër llamba të tjera që mund të jenë përreth saj, falë frekuencave që tërheqin nga kjo e fundit.
Muajin e ardhshëm pritet të prodhohen edhe dhjetë llamba të tjera “Li-Fi” dhe në qoftë se rezultojnë të suksesshme, pritet që këto llamba të zëvendësojnë ato të zakonshmet në të gjithë Kinën.
/Shekulli Online/

Exit mobile version